Festa e fundvitit: Çmime që ulen vazhdimisht, por mungojnë blerësit (FOTO)

100 metra larg përmendoreve të projektit “Shkupi 2014” që kushtoi miliarda denarë, gjendet Çarshia e Shkupit dhe tregu i Bit Pazarit, ku edhe pse që një dekadë premtohen se do të revitalizohen, në to mund të gjesh tregtarë që shesin mallra me çmime të ulëta, fëmijë dhe nëna që kërkojnë lëmoshë, por nuk mund të gjesh blerës. Kështu së paku kuptohet nga tregtarët dhe qytetarët që i kontaktoi Portalb.mk.

“Nuk ka blerës, nuk e di pse. Vitin e kaluar ka qenë më mirë. Çdo vit i ri që vjen çmimet bien më shumë, e kurse blerës nuk ka”, tha shitësi i pemëve të thata.

Megjithëse në një periudhë ku duhet të përdoren zbukurimet e festave për fundvit, gjendja sikur e pemëve të thata, është edhe me zbukurimet e festave të fundvitit dhe të pakove ushqimore.

“Edhe pse është koha e tyre, nuk ka interesim. Shumë pak ka shitje. Nuk e di a është problemi te çmimet, por ato janë të njëjtat sikurse vjet. Thjesht s’ka blerës, nuk ka interesim. Askush nuk ndalet. Ja i shoh edhe kolegët ankohen, njëjtë është edhe më shitësit e tekstilit. Si duket problemi është se s’kanë njerëzit para për asgjë”, tha një tjetër shitës.

Derisa ecje rrugëve të Çarshisë së Shkupit, edhe pse të ngrohnin rrezet e diellit, ajo nuk reflektohej edhe në fytyrat e fëmijëve, të cilët rrallë mund t’i shihje me ndonjë dhuratë në duar apo kapela në kokë.

“Fëmijët kërkojnë, sepse lakmojnë. Por ne nuk i kemi kushtet që çdo dëshirë të tyre ta plotësojmë. Kemi dalë vetëm për të parë zbukurimet andej qytetit, se këtej s’ka diçka për fëmijët”, tha një nënë derisa ecte rrugëve të Çarshisë.

Andej Urës së Gurit, në Sheshin Maqedonia gjendet e ashtuquajtura hapësirë “Winterland”, e hapur për festat e fundvitit. Megjithëse një hapësirë e vogël, e rrethuar me shtëpiza prej druri të cilat të ofrojnë pije të ngrohta dhe ëmbëlsira, rreth tij kalon treni i improvizuar në të cilin shihen fëmijë të hareshëm.

"Winterland"/foto: Qyteti i Shkupit
“Winterland”/foto: Qyteti i Shkupit

Mungesa e blerësve shihet edhe në të dhënat e fundi të Entit Shtetëror të Statistikave, ku në Qytetin e Shkupit i cili numëron 100 mijë banorë, janë rreth 15 mijë të papunë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button