Indonezi, shpërtheu vullkani Agung në Bali

 Sot në ishullin Bali të Indonezisë shpërtheu vullkani Agung, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra e Vullkanologjisë dhe Zvogëlimit të Rreziqeve Gjeologjike (PVMBG) tha se vullkani Gunung Agung shpërtheu ndërsa rreth tij u krijua një shtresë e hirit.

Në deklaratë thuhet se për shkak të mjegullës në pjesën e sipërme të vullkanit, nuk është e mundur të thuhet me siguri se sa lartë është hedhur tymi dhe hiri ndërsa turistët dhe banorët u paralajmëruan të qëndrojnë larg zonës së rrezikut.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Emergjencave (BNPB), Snapopo Purwo Nugroho tha se ende në fuqi mbetet alarmi portokalli dhe paralajmëroi njerëzit të qëndronin 4 kilometra jashtë zonës vullkanike.

Vullkani shpërtheu edhe në qershor, kur një numër i madh i fluturimeve u anuluan përkohësisht nga dhe drejt aeroporteve Bali dhe Java Lindore, kurse pasojat i ndien mijëra pasagjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button