New York, në festimin e Vitit të Ri do të përkujtohen Khashoggi dhe gazetarët e tjerë të vrarë

Në festimin tradicional të Vitit të Ri i cili organozohet në Sheshin e njohur njujorkez Times, të pranishmit do të kujtojnë Jamal Khashoggin, gazetarin i cili u vra në tetor në Kosullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat amerikane raportojnë se tema e sivjemë e lëshimit të topit të kristaltë në Sheshin Times, e cila shënon hyrjen në vitin e ri, do të jetë liria e medias ndërsa gjatë festimit të pranishmit do të kujtojnë Khashoggin dhe gazetarët e tjerë të vrarë.

Sustën, e cila do të lëshojë topin e kristalit, do ta shtypin përfaqësuesit e “Washington Times”, për të cilën shkroi Khashoggi, si dhe “New York Times”, CBS, CNN dhe shtëpi të tjera mediatike.

Kreu i ekipit organizues në Sheshin Times, Tim Tompkins, tha se do të raportojë ngjarjet më të rëndësishme të vitit në ikje, do të kujtojnë momente dhe njerëz, të cilëve më së shumti u kushtojmë rëndësi dhe me shpresë të shohim të ardhmen.

“Këtë vit do të kujtojmë lirinë e medias dhe atyre që kontribuojnë që ajo të jetë e mbrojtur dhe të zbatohet”, tha Tompkins duke shtuar se ideja ka lidur nga vrasja e Khashoggit.

Pritet që Vitin e Ri në Sheshin Times ta presin rreth 2 milionë njerëz, për çka do të ndërmerren masa të larta sigurie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button