Lajm i mirë për Jonida Maliqin! Kënga “Ktheju tokës” po merr vlerësime pozitive nga fanatikët e Eurosong

“Ktheju tokës” është kënga e parë zyrtare që do të marrë pjesë në Eurosongun e 2019-ës. Shtetet e tjera të Europës ende nuk i kanë zgjedhur këngët përfaqësuese duke bërë që Shqipëria të jetë vendi i parë që zgjodhi emrin që do të na përfaqësojë në garën e rëndësishme, shkruan Bordo.al. 

Jonida Maliqi me siguri pas kënaqësisë që mori si triumfuese e Festivalit të Këngës në RTSH, do të lakohet në mbarë Europën gjatë këtyre muajve, deri më 14 maj kur do të mbahet nata e parë e Eurovizion 2019. Fanatikët e Eurosongut kanë sjellë reagimet e para rreth këngës “Ktheju tokës” dhe lajmi i mirë është që deri tani kemi patur vetëm pozitive të tilla.

Nëpërmjet vidoeve të postuara në youtube, fansat e kompeticionit të rëndësishëm të këngës në Europë kanë vlerësuar tingujt etnikë, zërin dhe performancën e Maliqit, e shumë prej tyre vlerësojnë faktin që në Festivalin e Këngës realizohet gjithçka live.

Ndonëse ka vetëm një javë që është zgjedhur kënga që do të na përfaqësojë në Eurovizion, neve na vjen shumë mirë që deri tani komentet janë vetëm pozitive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button