Universiteti i Tetovës e publikoi platformën online studentore “Kujdesi për ty”

Universiteti i Tetovës, e publikoi platformën online studentore “Kujdesi për ty”. Kjo platformë do të trajtojë vetëm çështjet që lidhen me studentët, stafin akademik, stafin administrativ dhe stafin teknik të Universitetit të Tetovës.

Drejtuesit e Universitetit të Tetovës thonë se përmes funksionalizimit të platformës “Kujdesi për ty” kanë për qëllim sigurimin dhe ruajtjen e mirëqenies së procesit mësimor-shkencor, mbrojtjen e të gjithë të përfshirëve në veprimtarinë e Universitetit (studentëve, stafit akademik, stafit administrativ dhe teknik) si dhe sigurimin dhe avancimin e cilësisë në Universitet, duke ofruar mundësi për paraqitjen e dukurive problematike, të cilat mund të jenë hetuar në mjedisin e Universitetit ose janë në lidhshmëri me aktivitetet që realizohen në Universitet.

“Platforma është zyrtarizuar në përputhje me kodeksin etik të Universitetit të Tetovës si dhe Ligjin për mbrojtjen e denoncuesve në Republikën  e  Maqedonisë. Udhëheqësia e Universitetit është përkushtuar në forcimin e këtij institucioni të arsimit të lartë në gjuhën shqipe, i ka shërbyer dhe do t’i shërbejë vazhdimisht interesit studentor, edukimit të tyre dhe përparimit shoqëror.” kumtojnë nga UT.

Ndryshe, katër ditë me radhe nga 18 dhjetori, në Tetovë u organizuan protesta studentore. Studentët që kryesisht ishin nga Universiteti i Tetovës i parashtruan 13 kërkesa universitetit. Por, protesta u hesht nga firka ndërsa kërkesat e tyre nuk u plotësuan.

LEXO: Kultura e mbjelljes së frikës në Maqedoni ka shtypur protestat studentore
LEXO: Universiteti i Tetovës ende nuk ka përgjigje për kërkesat e studentëve që dolën në protesta
LEXO: Tetovë: Studentët paralajmëruan protesta 24-orëshe, pritet vendimi nga Rektorati i UT-së
LEXO: Studentët e refuzuan UT-në për dialog, japin ultimatum 7 ditor për kërkesat (FOTO+VIDEO)
LEXO: Protesta studentore në Tetovë: Të depolitizohet arsimi, s’ka dialog, plotësoni kërkesat (FOTO+VIDEO)
LEXO: UT-ja për protestën: Është ndarë buka e gojës që shqiptarët të shkollohen në gjuhën amtare
LEXO: Protesta në Tetovë, MASH: Në rrugë zyrtare nuk jemi njoftuar për kërkesat e studentëve
LEXO: UEJL-i për kërkesat në protestë: Ka 2-3 elemente që mund t’i trajtojmë me studentët
LEXO: Protestat në Tetovë, UNT: Kemi model të stërvjetëruar dhe joefikas me ngarkesa financiare për studentët

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button