Afera “Bankat”, në duar të Prokurorisë Speciale

Të përfshirët në “bombat” mund të japin përgjegjësi penale për aferën “Bankat”. Policia Financiare ka dorëzuar një pjesë të lëndës në Prokurorinë Speciale Publike. Pesë vjet Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, është menduar se çfarë të bëjë me këtë lëndë, njofton Portalb.mk.

Padia e parë penale për kompaninë “Kubus” është bllokuar në sirtar. Prokurori i tanishëm i Prokurorisë Speciale, Trajçe Pelivanov, fillimisht ka ardhur në përfundim se nuk ka krim në veprimet të cilat i ka paraqitur Policia, kështu që prokurorja Mimoza Iliq nga Prokuroria e Lartë i ka thënë se ka vendosur herët dhe se hetimi mund të vazhdojë. Pas kësaj, Pelivanov ka dhënë urdhër që të kryhen ekspertiza.

Të paraqiturit janë të bindur se prokurorja Lidija Raiçeviq e cila e ka përshpejtuar hetimin, nën ndikim ka qenë e ndërruar që të mos e mbarojë procedurën parahetimore. Tani lëndën e punon prokurorja Ivana Trajçeva. Në padinë penale e cila është mbi 100 faqe thuhet se Byroja për Siguri Publike, deri te Prokuroria ka paraqitur larje parash, mashtrim dhe keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar, transmeton Makfax.

Kryetarja e “Tranpsarensi Internashionall Maqedoni”, Sllagjana Taseva vlerëson se shteti nuk guxon të heshtë për aferën “Bankat”, por duhet që të përndiqet krimi. Në përgjigjen që Banka Komerciale e ka dorëzuar për aferën “Bankat” thuhet se gjithkund banka ka vepruar në mënyrë ligjore. Por, edhe pse që nga fillimi kemi kërkuar intervistë dhe përgjigje konkrete të pyetjeve, përgjigje të tillë nuk kemi fituar. Drejtori i Bankës Komerciale, Hari Kostov, jo-zyrtarisht në bisedë telefonike gjetjet e paraqitësve i ka quajtur marrëzira dhe konstruksione dhe se çdo denarë ka kërkesë kreditore, marrëveshje dhe analizë kreditore.

Paraqitësit e aferës “Bankat” kanë formuar shoqërim të qytetarëve të quajtur “Kordon”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button