Napoli apeloi dënimet e Koulibaly dhe Insigne, hetohet edhe De Laurentiis

Ashtu siç e kishte njoftuar më herët gjatë ditës së sotme, Napoli ka apeluar vendimin për pezullimin me dy ndeshje të futbollistëve të saj Kalidou Koulibaly dhe Lorenzo Insigne.

Klubi napolitan deklaroi qartë se është i indinjuar për dënimin me nga dy javë pezullim për çdonjërin prej futbollistëve, ndërsa tashmë shpreson në reduktimin e tyre, njofton Supersport.al.

Sa i përket Insignes, klubi i Napolit do të tentojë të provojë se sulmuesi dhe kapiteni nuk kishte sharë arbitrin në rastin kur u ndëshkua me të kuqe. Sa i përket mbrojtësit Koulibaly, napolitanët shpresojnë që të merret parasysh situatë nën të cilën mbrojtësi bëri atë reagim.

Ndërkohë, vetë gjykata sportive në Itali, ka marrë nën hetim Aurelio De Laurentiis-in, pasi presidenti i Napolit kishte paragjykuar publikisht zgjedhjen e Mazzolenit si arbitër të Inter-Napoli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button