U votuan ndryshimet në Kodin penal- pritet liri për një pjesë të të akuzuarve

Me 63 vota “për”, 1 “të përmbajtur” dhe pa diskutim deputetët e Kuvendit I votuan ndryshimet në Kodin Penal, përcjell Portalb.mk.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët kishin paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në diskutimin për Kodin penal e lëshuan sallën e Kuvendit kur erdhi në rend dite kjo pikë.

Ndryshimet kanë të bëjnë me futjen e një akti të ri, pengimin e drejtësisë dhe ndryshimet në segmentin e krimeve të urrejtjes. Ndryshimet gjithashtu përfshijnë nenin 275, paragrafi 3, i cili redukton dënimin prej 5 deri në 4 vjet.

Neni 353 nuk është pjesë e këtyre ndryshimeve, por deputetët nuk veprojnë. Ata pajtohen se duhet të ndryshohet edhe ky nen i Kodit Penal sepse është përdorur për llogari politike, ndërsa është vendosur nga pushteti paraprak.

Me ndryshimet në Kodin Penal të cilat tani do të hynë në fuqi vendoset edhe një vepër e re penale “pengesë të drejtësisë”, ndërsa ndryshimet kyçe kanë të bëjnë me veprat penale në bëra nga urrejtja. Propozimi është dorëzuar nga deputetët Artan Grubi, Snezhana Kaleska Vançeva, Sonja Mirakovska, Lidia Tasevska, Vesel Memedi dhe Rexhep Memedi.

Ndryshe, gjatë ditës 16 organizata joqeveritare të revoltuara kërkuan që të hiqen ndryshimet në Kodin Penal, me nismën : Jo në emrin tonë!

Kërkesa e tyre është dorëzuar sot deri te Talat Xhaferi si kryetar i Kuvendit dhe deri te propozuesit e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, me procedurë të shkurtuar.

LEXO:16 OJQ të revoltuara kërkojnë të hiqen ndryshimet ligjore në Kodin Penal: Jo në emrin tonë!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button