16 OJQ të revoltuara kërkojnë të hiqen ndryshimet ligjore në Kodin Penal: Jo në emrin tonë!

16 organizata qytetare sot, nga kryetari i Kuvendit dhe nga deputetët-propozues, kërkuan që urgjentisht ta tërheqin propozim-ligjin për ndryshimin e Kodit Penal me procedurë të shkurtuar. Ata besojnë se me ndryshimin e neneve të Kodit Penal do të mundësohet që në lëndët të cilat i udhëheq Prokuroria Speciale Publike (PSP) të shqiptohen dënime më të vogla ose lëndët të vjetrohen dhe në atë mënyrë t ë mos ketë përgjegjësi për krimin, njofton Portalb.mk.

“Ne, organizatat e poshtëshënuar qytetare, kërkojmë që menjëherë të tërhiqni nga  agjenda projektligjin për ndryshimin e Kodit Penal, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët Artan Grubi, Snezhana Kaleska Vançeva, Sonja Mirakovska, Lidija Tasevska, Vesel Memedi dhe Rexhep Memedi”, tha Fani Karanfillova Panovska nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur Maqedoni (FSHHM).

Ajo tha se me tërheqjen e këtij projektligj, deputetët do të parandalojnë mundësinë që dikush të mos bartë përgjegjësi për krim të kryer, për të cilin PPS-ja a nisur ose procedurë gjyqësore, ose procedura hetimore dhe para-hetimore. Çdo veprim tjetër do të thotë vazhdim të kapjes së shtetit, kanë porositur organizatat.

“Tërheqje urgjente e pikës për ndryshimin e Kodit Penal, me të cilin besojmë se do të mundësohet që shumica e të pandehurve në lëndët e Prokurorisë publike speciale të kenë dënime të zvogëluara ose aktakuzat e tyre të vjetrohen. Ky fakt na shqetëson shumë. Luftuam për drejtësia që të ketë paqe. Këto ndryshime na shqetësojnë dhe besojmë se është e papranueshme të bëhen ndryshime të ligjeve për të parandaluar drejtësinë”, deklaroi më tej Panovska.

Përndryshe me këto ndyshime ligjore të cilat kaluan filtrin e parë në Kuvend, nëpërmjet procedurës së shkurtuar të një pjese të neneve në Kodin Penal, hapet mundësia për uljen dënimeve me burg për deputeten e VMRO-DPMNE-së që votoi në fazën e parë “për” hapjen e ndryshimeve kushtetuese, Vlladanka Aviroviq dhe për Sead Koçanin, i cili është shok me deputetin e VMRO-DPMNE-së që gjithashtu votoi në fazën e parë “për” hapjen e ndryshimeve kushtetuese, Zekir Ramçilloviq.

OJQ-të duke protestuar Foto: Vanço Xhambaski

LEXO: Ndryshimet ligjore i hapën mundësi që të dënohet më pak djali i deputetes Aviroviq

Lista e OJQ-ve

Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni
Fondacioni për internet dhe shoqëri – “Metamorfozis”
OJQ-ja “Infocentar”
Qendra për strategji evropiane – “Eurothink”
Forumi – QHSD
Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”
Instituti për demokraci “Societas civilis”- Shkup
Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë
Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë
Agora – Qendra për promovimin e vlerave qytetare – Shkup
CIVIL – Qendra për liri i bashkëngjitet iniciativës
Koalicioni MARGJINAT
Qendra për arte bashkëkohore
Instituti për politikë evropiane – Shkup
Instituti për të drejtat e njeriut
Forumi Rinor Arsimor

OJQ-të duke protestuar Foto: Vanço Xhambaski
OJQ-të duke protestuar Foto: Vanço Xhambaski
OJQ-të duke protestuar Foto: Vanço Xhambaski
OJQ-të duke protestuar Foto: Vanço Xhambaski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button