Është dhënë mendim pozitiv për tre kërkesa tjera për amnisti, ndërsa 14 tjera janë refuzuar

Prokuroritë Themelore Publike në pajtim me ligjin për amnisti kanë dorëzuar mendim për kërkesat e pranuara për amnisti te Gjykata Themelore Shkupi 1, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion sot i ka dorëzuar mendimet pas 17 kërkesave të mbetura për amnisti. Është dhënë mendim pozitiv për 3 kërkesa. Mendim se nuk i plotësojnë kushtet për amnisti në pajtim me ligjin është dhënë për 14 raste.

Me këtë, nga gjithsej 29 kërkesa për amnisti, të dorëzuar nga gjykata kompetente, Gjykata Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion, është dhënë mendim pozitiv për 15 kërkesa për amnisti, ndërsa për 14 tjerat është dhënë mendim se nuk i plotësojnë kushtet e ligjit.

Prokruroria Themelore Publike veproi pas 37 kërkesave për amnisti. Sot për të gjitha është dorëzuar mendim te Gjykata Themelore Shkupi 1. Në një rast prokurori publik ka dhënë mendim pozitiv për aplikimin e dispozitave të ligjit për amnisti.

LEXO: Të amnistuarit e parë për ndodhitë e 27-prillit janë deputetët e akuzuar dhe dy persona me maska që kanë qenë pasiv

LEXO: Deputeti i amnistuar Mukoski: Sot ndjehem si njeri i lirë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button