Gjykata Penale e publikoi letrën e ambasadorit Bejli ku gjykatësve u thotë: Mos thoni se amerikanët ndikojnë në gjyqësor

Ambasadori i SHBA-së në Shkup, Xhes Bejli, përpara 1- ditëve ka dërguar letër deri te kryetarët e Gjykatës së Penale, Apelit dhe Supreme, por edhe deri te ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhoski. Pasi që në opinion u kuptua përmbajtja thelbësore e letrës, sot Gjykata Penale e ka publikuar tërë letrën, njofton Portalb.mk.

Në letër, Bejli kërkoi ndihmë nga gjykatësit për shkak, ashtu siç thotë, një çështje që e shqetëson, ndërkaq ka të bëjë me zërat e vazhdueshëm të rrejshme, që sipas tij, gjoja Ambasada e SHBA-së ndikon te gjykatësit.

“Në dy javët e kaluar kolegëve të mi dhe mua disa herë na është thënë se gjykatësit kanë nënshkruar vendime për lëndët gjyqësor, hetimoret dhe paraburgimet me “instruksione të amerikanëve”. Kjo nuk është e vërtetë”, shkruan Bejli.

Ai shtoi se SHBA e mbështesin dhe punojnë për pavarësinë e gjyqësorit në Maqedoni.

“Ne besojmë se gjykatësit duhet të miratojnë vendime në bazë të ligjeve ekzistuese dhe dëshmive të lejuara, dhe jo në bazë të çfarëdo vlerësimeve politike dhe intervenimeve nga ndonjë personalitet politik ose qeveritar”, thotë Bejli.

Ai shtoi se është thellë i shqetësuar prej, ashtu siç thotë, zërave të rrejshme se gjoja amerikanët ndikojnë në gjyqësor.

“Me qëllim që të ndihmoni që të zbardhen këto gënjeshtra, Ju lutemi ta ndani përmbajtjen e letrës me kolegët tuaj gjykatës me qëllim që edhe ata të binden se pozita jonë është dhe do të ngelet e njëjta, ndërkaq ajo është se ata janë të pavarur në aplikim e ligjit dhe se asgjë tjetër përveç fakteve dhe ligjeve nuk duhet të ndikohet në vendimet e tyre”, shkruan Bejli.

Letrën e plotë mund ta lexoni më poshtë në versionin origjinal:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button