Të amnistuarit e parë për ndodhitë e 27-prillit janë deputetët e akuzuar dhe dy persona me maska që kanë qenë pasiv

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski, Sasho Vasillevski, Luben Arnaudov dhe Johan Tarçullovski, si dhe socialisti Lupço Dimovski janë amnistuar nga ana e Këshillit gjyqësor në Gjykatën Themelore Shkupi 1, transmeton Portalb.mk.

Në grupin e parë, përveç këtyre pesë të akuzuarve për sulmin e 27-prillit të vitit të kaluar, janë amnistuar dhe të punësuarit në kabinetin e ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, të akuzuarit Elena Docevska- Bozhinovska dhe Ivan Cvetanovski, më pas mbrojtësi i të akuzuarit Aleksander Vaselivski –Ninxha, Zaharije Simovski, vëllezërit Stefan dhe Mihaill Mlladenovski, Mitre Pitropovski (me maskë, por sipas videove, ai nuk ka vepruar) dhe Ilija Sllavevski, i cili gjithashtu është në paraburgim si Pitropovski, ata do të dalin nga paraburgimi.

12 personat e amnistuar i ka numëruar mbrëmë në emisionin “24 analiza”, të televizionit 24, kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev.

Për të gjithë të akuzuarit, mendim pozitiv më parë ka dhënë Prokuroria për Krim të Organizuar. Deri te prokuroria kanë arritur 37 kërkesa për mendim për amnisti nga personat e akuzuar për ndodhitë e 27 prillit. Kjo Prokurori për Sdk.mk ka paralajmëruar se të gjitha mendimet do të dërgohen te Gjykata Penale sot.

Të gjithë kanë dërguar kërkesë për amnisti, përveç Mitko Çavkovit, Dushko Lazarovit, Igor Durllovskit, Jane Çentos dhe Igor Jugut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button