Ahmeti: Të gjithë e dinë që akoma ka mbetur pa u rregulluar problemi Kosovë-Serbi

Sot në fjalimin e fundvitit para anëtarëve të partisë, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, theksoi problemin ende të pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë. Ai iu referua këtij problem si “një vrimë e zezë e parregulluar”, njofton Portalb.mk.

Ali Ahmeti bëri thirrje dhe inkurajoi palët që të zgjidhin problemin mes tyre sa më parë.

“Rajoni ka nevojë për më shumë paqe, stabilitet, siguri, mirëqenie e ardhmëri. Në vrull e sipër janë procese të rëndësishme që e forcojnë, kontribuojnë në paqen e stabilitetit rajonal. Të gjithë e dinë që akoma ka mbetur një vrimë e zezë pa u rregulluar problemi Kosovë-Serbi”, tha Ahmeti duke shtuar se ne i inkurajojmë palët që të gjejnë energji dhe të arrijnë një zgjidhje të dobishme.

Mes të tjerash ai theksoi se pengesa e vetme për zgjidhjen e këtij problemi është Serbia.

LEXO: Ahmeti: Maqedonia ndodhet në minutat e fundit të një loje të madhe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button