Orce Kamçev dhe Cvetan Pandeleski janë liruar nga burgu i Shutkës

Biznesmenët Orce Kamçev dhe Cvetan Pandeleski festat e fund vitit do t’i kalojnë në shtëpi, kjo pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila solli vendim që masën arrest për të dy të akuzuarit në rastin “Perandoria” ta ndryshojë në arrest shtëpiak. Gjykata nuk ka dhënë shpjegim për vendimin e tillë, por thonë se ai do të publikohet në ueb faqen e tyre në internet, përcjell Portalb.mk.

“Vendimet e sjella do të publikohen në tërësi në ueb faqen e gjykatës në afatin e përcaktuar me Ligjin për zhvillimin e lëndëve në gjykata”.

Kërkesa për përcaktimin e masave më të buta mbrëmë është parashtruar nga Prokuroria Speciale Publike, e cila përveç për Kamçev dhe Pandeleski, ka kërkuar paraburgim shtëpiak edhe për Nenad Josifovskin, Zorica Arsovën, Todor Mirçevin, të cilët po ashtu janë të akuzuar për rastin e njëjtë. Ata janë në paraburgim në Shutkë që nga 10 nëntori.

Nga PSP shtojnë se deri më tani me sukses i kanë mbledhur materialet dëshmuese për rastin Perandoria dhe për këtë arsye kanë kërkuar masa më të buta.

Kërkesë të tillë akoma nuk ka për ish shefin e  DSK-së Sasho Mijallkov.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button