Reshjet dhe përmbytjet kanë shkatërruar tendat në 11 kampe refugjatësh në veri të Sirisë

Reshjet intensive kanë shkaktuar përmbytje të rënda në zonat rurale të Sirisë veriore, duke shkatërruar çadrat në 11 kampe refugjatësh dhe duke lënë dhjetëra mijëra njerëz për t’u përballur me kushtet e dimrit pa strehë mbi kokë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të siguruara nga korrespondentët e AA-së në Siri, përmbytja ka shkaktuar që afërsisht 25.000 refugjatë të kërkojnë strehim në kampe të tjera.

Asnjë viktimë ende nuk është raportuar si rezultat i përmbytjeve, por thuhet se ato kanë shkaktuar ngordhjen e shumë kokëve të bagëtisë.

Kërkesa për ndihmë emergjente deri më tani janë marrë nga kampet e refugjatëve Atme, Qah, Omar dhe Khirbat al-Jawz në provincën veriperëndimore Latakia.

Mustafa Yusuf, drejtor i organizatës së mbrojtjes civile “Helmetat e Bardha” të Sirisë, tha për AA se organizata ka pranuar kërkesa të shumta për ndihmë urgjente.

“Që nga dita e djeshme, agjencia jonë po kryen operacione kërkimi dhe shpëtimi”, tha Yusuf.

Fondacioni Humanitar IHH dhe Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë kanë njoftuar nisjen e aktiviteteve për t’u dalë në ndihmë personave të prekur nga përmbytjet.

IHH ka paralajmëruar se do të ngrihen strehimore të përkohshme me ndihmën e disa organizatave lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button