Mbreti saudit ka urdhëruar ristrukturim të Qeverisë pas vrasjes së Khashoggit

Mbreti Salman i Arabisë Saudite ka urdhëruar ristrukturim masiv të Qeverisë, pasi zemërimit që është rritur rreth vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Kashoggi, gati tre muaj më parë, transmeton REL.

Ai ka bërë të ditur një njoftim të tillë më 27 dhjetor, duke përfshirë emra të rinj në ministri të Jashtme, atë për Informim, në media dhe edukim.

Ai po ashtu ka urdhëruar ristrukturim të dy këshillave suprem të Mbretërisë, të cilët mbikqyrin çështje që kanë të bëjnë dhe ekonomi dhe siguri.

Të dyja institucionet udhëheqen nga princi saudit, Mohammad Bin Salman.

Megjithatë këto ndryshime nuk kanë prekur rolet e princit në pushtet, duke përfshirë pozitën e zëvendës-kryeministrit dhe atë të ministrit të Mbrojtjes.

Khashoggi, kritik i princit saudit është vrarë nga një ekip i agjentëve sauditë në konsullatën e Arabisë Saudite më 2 tetor në Stamboll.

Arabia Saudite ka mohuar raportimet se princi saudit është i lidhur me vrasjen që ka nxitur dënim ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button