Qyteti i Shkupit dy herë i ka kontrolluar ndotësit e mëdhenj dhe u ka shqiptuar katër dënime

Sipas planit për punë të inspektorëve për mjedis jetësor të Qytetit të Shkupit, janë kryer nga dy kontrolle në të gjitha instalacionet që i nënshtrohen B-licencës së integruar ekologjike, për të cilat kompetent është Qyteti i Shkupit, informojnë prej atje, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Në muajin dhjetor, inspektorët e autorizuar për mjedis jetësor në Qytetin e Shkupit, kanë bërë matje të jashtëzakonshme kontrolluese në katër instalacione që i nënshtrohen B-licencës së integruar, si dhe në katër objekte që i nënshtrohet Elaboratit për mbrojtje të mjedisit jetësor. Gjatë kontrolleve të jashtëzakonshme të inspektorëve të autorizuar për mjedis jetësor me laborator të autorizuar deri tani është konstatuar tejkalim i vlerave të limiteve në katër instalacione të cilat janë nën kompetenca të Qytetit Shkup dhe të njëjtat do të sanksionohen në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e mjedisit jetësor”, u përgjigj kryetari i komunës Petre Shilegov në mbledhjen e djeshme për pyetje të këshilltarëve.

Nga Qyteti i Shkupit thonë që sektori i Inspektoratit ka filluar edhe punë me turne (kujdestari) që fillojnë nga ora 6 e mëngjesit si dhe pas mesnatës, deri në orët e hershme të mëngjesit, si dhe gjatë fundjavave, me qëllim më saktësisht dhe më realisht të konstatohet ndotja e mundshme e ajrit ambiental.

“Gjithashtu, janë të intensifikuar kontrollet në vendet ku ka punë ndërtimore, me theks të veçantë në zonën qendrore të qytetit, por edhe në vendet tjera më të mëdha të ndërtimit në komunat tjera si dhe në territorin e Komunës Aerodrom ku janë të koncentruar numri më i madh i ndërtimeve. Gjatë kësaj janë kontrolluar 51 vende ndërtimi dhe janë dorëzuar tetë dënime dhe procesverbale për larje të gomave, larje të rrugëve urbane pranë vendeve të ndërtimit dhe mbulim të kamionëve me cerada. Në periudhën tetor-shkurt kur ka ndotje të zmadhuar të ajrit në territorin e Qytetit të Shkupit bëhet kontroll i përditshëm në vendet e ndërtimit”, është shtuar në komunikatën.

Nga qyteti i Shkupit informojnë se numri i dënimeve të shqiptuara katër muajt e kaluar, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017 është zmadhuar pothuaj dyfish.

“Është bërë koordinim me inspektoratet komunale për fuqizim të kontrollit dhe koordinimit ndërmjet rojtarëve të qytetit dhe atyre në nivel komunal. Në aksion të koordinuar me MPB, inspekcionin për treg dhe Komuna Çair në vazhdimësi rrjedh kujdestari në Bit-Pazar çdo ditë punë dhe fundjave prej orës 8,00 deri 14,30 ku janë mënjanuar shitësit informal nga bulevardi i pazarit dhe para dyqaneve. Është futur turn i dytë i rojtarëve komunal bashkë me inspektor komunal në rr. Maqedonia dhe sheshin Maqedonia. Në aksion të koordinuar së bashkë me Eko patrullën nga higjiena komunale është realizuar kujdestari prej orës 8.30 deri në orën 15.30 në pikat më kritike nëpër të gjitha komunat e Qytetit të Shkupit. Gjithashtu, në aksion të koordinuar është realizuar kujdestari gatë fundjavës nga kujdestar komunal të Qytetit të Shkupit në zonën Vardarishte dhe Parkun e Qytetit ka më tepër lokacione ku qytetarëve se pari u është dhënë vërejtje, ndërsa disa edhe janë dënuar për kundërvajtje sipas ligjit për pastërti publike”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

.
.
.
.
..
.
.
.
.
.
.
.

.

.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button