Gattuso pritet të shkarkohet pas ndeshjes me SPAL-in

Trajneri italian, Gennaro Gattuso i ka ditët e numëruara në punën e tij si shef i shtabit teknik te Milani, pasi së shpejti pritet të shkarkohet nga bordi i klubit.

E ardhmja e Gattusos te Rossonerët vazhdon të mbetet në pikëpyetje shkaku i rezultateve jo të mira, transmeton Telegrafi.

Që nga fillimi i sezonit, trajneri italian është përballur me thashetheme rreth një largimi të tij nga detyra e trajnerit të Milanit.

Megjithatë, si duket tani pritjes i ka ardhur reni dhe Gattuso pritet të shkarkohet nga drejtuesit e klubit.

Gattuso pritet të shkarkohet në javën e fundit të vitit (Foto: Getty Images)

Sipas mediumit italian Calciomercato, Milani do  të shkarkojë menaxherin Gattuso pas ndeshjes të së shtunës mbrëma kundër SPAL-it.

Me klubin që po lufton për rezultate, bordi i Milanit vendosi që Gattuso të merrte gjashtë pikë nga dy ndeshjet e kësaj jave kundër Frosinone dhe SPAL.

Por, Milani mori vetëm barazim 0-0 ndaj Frosinone të mërkurën, që do të thotë se Gattuso nuk do ta arrijë këtë qëllim dhe do të humbasë punën e tij para se të shkojnë në pushim dimëror dy javësh.

Me stolin e Rossonerëve, si pasues të Gattusos janë lidhur legjenda franceze Arsene Ëenger dhe trajneri i njohur italian Francesco Guidolin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button