Djokovic është zgjedhur sportisti i vitit në Evropë

Tenisti serb Novak Djokovic, i cili këtë vit fitoi dy kampionet grand slam, është zgjedhur sportisti i vitit në Evropë.

31-vjeçari Djokovic mori 145 vota në një votim të organizuar nga servisi sportiv i Agjencisë së Lajmeve të Polonisë (PAP), në të cilën morën pjesë 23 agjenci të lajmeve, përfshirë edhe Anadolu Agency (AA).

Futbollisti kroat i Real Madridit, Luka Modriç, është radhitur i dyti me 132 vota, kurse piloti britanik i Formula 1, Lewis Hamilton, i cili këtë vit fitoi titullin e pestë të kampionit në karrierë, u radhit i treti.

Konkursi, i cili u organizua për herë të 61-të nga ana e PAP, vitin e kaluar kishte ndarë këtë çmim për Hamilton.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button