Kryeministri Zaev: Dyshoj se Mickoski është i përzier në arratisjen e Gruevskit

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në debatin e mbrëmshëm në televizionin “TV 24”, ka deklaruar se ka dyshime, se në arratisjen e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski ka gisht edhe lideri aktual i partisë VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.

Dyshimet vijnë, për siç tha Zaev, sepse Mickoski ka pasur takime me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por pas takimeve nuk ka njoftuar se për çfarë kanë biseduar. Ka theksuar se ai nuk mund të vërtetojë se ndoshta në ato takime është folur edhe për arratisjen e Gruevskit.

“Kam nevojë të them edhe më shumë, por nuk kam të drejtë për shkak se hetimi ende vazhdon. Nuk është normale që ai që ka ikur nga shteti, por do ta shohim se kush është fajtor, nëse ka dikush, hetimi do të tregojë dhe ai do të japë përgjegjësi”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev ka theksuar se në ekstradimin e Gruevskit, bëhet shumë kujdes, me qëllim që mos të prishet fqinjësia me Hungarinë, e cila duhet ta votojë protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

“Do të presim dhe do të kërkojmë mënyrë që ajo të realizohet, dhe mos ta prishmi fqinjësinë. Hungaria duhet të votojë për protokollin për anëtarësim në NATO”, tha Zaev dhe ka shtuar se me Orbanin nuk do të kërkojë takim të veçantë për Gruevskin, por meqë do të vijojnë takime në Davos dhe në konferenca ndërkombëtare, do të ketë mundësi që të takohet me të dhe ta hapë temën e Gruevskit.

Zaev ka folur edhe për ligjin për amnisti, dhe ka theksuar se në këto momente, kur shteti përballet me mundësinë e realizimit të interesave strategjike, është e nevojshme që të gjithë t’i japin dorën.

“Targeti kryesor i ngjarjes së tmerrshme më 27 prill, isha unë, dhe që atëherë kam theksuar se unë fal, por kam theksuar se ajo është çështje e ndjenjave tona personale. Ne nuk mund të ndajmë drejtësi, dhe sistemi juridik duhet të funksionojë dhe për këtë kemi ofruar një vendim të tillë, ku bëhet qartë ndarja se kush ka marrë pjesë në dhunë, kush ka qenë i maskuar, kush ka qenë organizator dhe kush ishte ideatori. Përgjegjësi duhet të ketë, sepse ajo dërgon porosi se një gjë e tillë nuk do të përsëritet”, tha Zaev.

Ende nuk ka shumicë 80 deputetësh

Kryeministri Zaev ka folur edhe për ndryshimet kushtetuese të cilat priten të votohen më 15 janar. Megjithëse ligji për amnisti ishte parakusht për votën “për” të 80 deputetëve të pavarur, Zaev ka theksuar se: “76 persona kanë deklaruar se do të votojnë për ndryshimet kushtetuese”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button