Fjalët përfundimtare për 27-prillin do të thuhen pas festave

12:30 – Seanca e sotme për rastin e 27-prillit për kërcenim terroristik të rendit kushtetues dhe sigurisë është e fundit për vitin 2018, ndërsa në të avokatët dhanë dëshmi shtesë për një pjesë të të akuzuarve. Për Mitko Çavkov dhe Dushko Lazarov u dhanë dëshmi materiale nga MPB, për aktorin Vllado Jovanovski u dha dëshmi mbi një raport nga 27-prilli i vitit të kaluar… Dëshmi shtesë në seancën e sotme do të kenë Munir pepiq dhe Igor Jug, transmeton Portalb.mk.

Sot, sipas planit duhet të mbarojnë të gjitha dëshmitë dhe nga seanca e radhës do të fillohet me fjalët përfundimtare. Seanca është caktuar pas festave, më 9 janar 2019. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që fjalët përfundimtare të prolongohen për disa ditë nëse prokuroria kërkon më shumë kohë që të përgatitet, veçanërisht nëse kihet parasysh se në fuqi është ligji për amnisti.

———————————————————————————————

Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27-prillit nga viti i kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Rasti ndodhet në procedurën e dëshmisë dhe duhet të vazhdojë me dhënien e dëshmive shtesë të propozuar nga mbrojtja e të akuzuarve.

Për rastin e 27-prillit akuzohen gjithsej 33 persona, nga të cilët 31 për kërcenim terroristik të rendit kushtetues të shtetit dhe dy prej tyre për nxitje.  Procedura është veçuar për Sashko Markovski për shkak gjendjes së përkeqësuar shëndetësore.

Në mesin e të akuzuarve ka deputetë, të punësuar në MPB dhe sigurim të Kuvendit etj. Ata para gjykatës kanë thënë se e kuptojnë aktakuzën, por nuk ndjehen fajtorë.

Përfundoi afati për të kërkuar amnisti

Në mesin e atyre që deri tani kanë dorëzuar kërkesë janë edhe deputetët Kërste Mukoski, Lupço Dimovski dhe Johan Tarçullovski, si dhe Aleksander Vasillevski –Ninxha, Nikolla Mitrevski Kolo, Goran Angellov –Qose, Ivan Cvetanovski, Goran Gjoshevski Levi dhe Mitko Peshov, vëllezërit Mihaill dhe Stefan Mlladenovski, Abdulfeta Alimi dhe Zaharie Simovski. Kërkesë për amnisti kannë dorëzuar edhe regjisori Boris Damovski, një nga tre udhëheqësit e protestave “Për Maqedoni të Përbashkët” dhe këngëtari i operave Igor Durllovski.

LEXO: Për t’u amnistuar kanë kërkuar edhe Ninxha dhe Angellovi, numri arrin në 38-të

Kërkesë për amnisti mund të dorëzojnë edhe tanimë të dënuarit për tentim-vrasje të deputetit Ziadin Sela, por edhe për sulmin kundër ministres Radmilla Shekerinska. Avokatët e Pançe Angellov, i cili është dënuar me burg prej 4 vjetëve për veprën “dhunë”, nda Shekerinskës më 27 prill, dhe të Nikolla Vojminovski i cili është i dënuar me 13 vjet e gjysmë për tentim vrasje të Ziadin Selës, kanë konfirmuar se kanë dorëzuar kërkesë për amnisti.

LEXO: Edhe dhunuesit e Selës dhe Shekerinskës kanë kërkuar amnisti

LEXO: Këto janë personat që pritet të mos amnistohen për dhunën e 27 prillit (DOKUMENT)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button