Milani i shpalli “luftë” UEFA-s, beteja vijon në KAS

Lufta mes Milanit dhe UEFA-s, nuk ka përfunduar ende. Kuqezinjtë kanë vendosur të apelojnë sërish vendimin e qeverisë së futbollit europian në komisionin e arbitrazhit sportiv në Lozanë, KAS, njofton Supersport.al.

Pasi fitoi betejën e parë me UEFA-n atë për të marrë pjesë në Europa League gjatë këtij sezoni, me UEFA-n që i kishte përjashtuar kuqezinjtë, klubi milanez ka besim se mund tia dalë sërish. Pak ditë më parë institucionet përkatëse të UEFA-s që analizojnë fair play-in financiar vendosën ta gjobisin Milanin me 12 milionë euro për mos respektim të fair play-it gjatë sezoneve 2014-2017. Por nuk mbaron me kaq pasi Milani në dy sezonet e ardhshme që do të kualifikohet në kompeticionet europiane, duhet të regjistrojë në listë vetëm 21 lojtarë, duke patur një grup të cunguar futbollistësh.

Ngërçi tjetër ekziston te fakti se në rast se Milani nuk barazon bilancin përsa i përket shitjeve dhe blerjeve deri në fund të sezonit 2020-2021, rrezikon të përjashtohet nga kompeticionet europiane pasi ky është rregulli i UEFA-s në lidhje me fair play-in, për klubet që kanë nënshkruar një marrëveshje me qeverinë e futbollit europian. Kuqezinjtë megjithatë janë besimplotë se do ta fitojnë edhe këtë betejë të dytë ndaj UEFA-s në KAS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button