ARM sot ka blerë 14.000 uniforma nga 60 euro për një komplet – në mars do t’i marrin

Ministria e Mbrojtjes sot ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e 14.000 uniformave ushtarake, njofton Portalb.mk.

Furnizimi ka kushtuar rreth 840.000 euro, ndërkaq ARM do të duhet të marrë komplete, gjegjësisht kapela, pantallona, të dizajnuara sipas specifikimeve të tyre. Furnizimi është bërë sipas kriterit me çmim më të lirë, ndërkaq tenderin e ka fituar një ndërmarrje nga Shtipi. Prodhimin e uniformave do ta kryejë në ndërmarrje nga Turqia.

Ministri i Mbrojtjes shpalljen për këtë furnizim e ka nënshkruar më 18 shtator, ndërkaq të gjithë të paraqiturit kanë qenë të obliguar të dorëzojnë shembuj për konstatimin e kualitetit.

Furnizimi i uniformave është pjesë e kategorisë “mallra dhe shërbime” për të cilën Ministria e Mbrojtjes deri në vitin e ardhshëm ka në disponim 30 milionë euro. Me ato para ushtria duhet të blejë edhe çizme, ushqim, pjesë rezervë, të paguajë trajnime dhe shkollime të përfaqësuesve të ARM-së. Kjo është njëra ndër kategoritë më të mëdha në buxhetin e Armatës për vitin 2019, e cila, ashtu siç paralajmëroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në nëntor, është një e treta e buxhetit vjetor.

“Vitin e kaluar buxheti mbrojtës është rritur për 15%, ndërkaq rritja për vitin 2019 në krahasim me rebalancin e buxhetit për vitit 2018 ka qenë mbi 33%”, tha Shekerinska.

Në buxhetin për vitin e ardhshëm, i cili është rreth 135 milionë euro, ARM do të ketë më shumë para për pajisje dhe modernizim. Ky zë nga gjithsej 10, është rritur për 15%, ose për më shumë se 20 milionë euro. Më këtë, ashtu siç tha ministrja, do të fillojë edhe procesi i modernizimit të Armatës, duke filluar me njësitë, të deklaruara për pjesëmarrje në operacionet ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button