fbpx

Ja cilat kompani janë fitues dhe humbës më të mëdhenj të Bursës së Maqedonisë për vitin 2018

Nga gjithsej 101 kompani që janë në krye të listës së Bursës së Maqedonisë deri në shtator të këtij viti, këtë vit kanë realizuar fitim 72, ndërkaq humbje 29. Këto 72 kompani kanë realizuar fitim të përgjithshëm prej 231 milionë euro, që është rritje në krahasim me periudhën e vitit të kaluar kur fitim kanë realizuar 75 kompani, por vlera ka qenë 151 milionë euro, njofton Portalb.mk.

Humbja te 29 kompanitë në nëntë muajt e parë të këtij viti është 15.6 milionë euro, që është gjithashtu rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur humbje kanë pasur 26 kompani, por vlera ka qenë 12.9 milionë euro.

Fitim më të madh mes 101 kompanive të Bursës, kanë realizuar:

  1. Stopanska Banka Shkup (42.1 milion euro)
  2. NLB Banka (30.2 milionë euro)
  3. Telekomi i Maqedonisë (21.3 milionë euro)
  4. Kombinati i Mermerit Prilep (18.4 milionë euro)

Humbje më të madhe kanë:

  1. Kombinati i Duhanit Prilep (-3.7 milionë euro)
  2. Pellagonija Manastir (-3.7 milionë euro)
  3. Arcelor Mital (CRM) Shkup (-2.8 milionë euro)
  4. Tehnometal Vardar Shkup (-1 milion euro)
  5. Arcelor Mital (HRM) Shkup (-910.607 euro)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button