Maqedonia para tranzicionit të ri – vallë ka alternativë për termocentralet me thëngjill?

Me pavarësimin e Maqedonisë para pothuajse 28 vjet, filloi edhe tranzicioni i kapitalit shoqëror në kapital privat, me çka numër i madh i firmave falimentuan, ndërsa punëtorët ngelën në rrugë.  Shteti ende përpiqet të qëndrojë në këmbë të shëndosha, ndërkaq e pret një tranzicion i ri kësaj here, në energjetikë, shkruan Radio MOF.

Burimi më i madh i energjisë elektrike në Maqedoni janë termocentralet e thëngjillit – TEC Manastir dhe TEC Osllomej në Kërçovë, të cilat marrin pjesë me një të tretën e prodhimit të përgjithshëm.  Por, me Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimaterike, të cilën Maqedonia e ka nënshkruar para dy vjet, dhe më pas e vendosi në legjislacionin nacional, obligohet deri në vitin 2050 të përdorë energji elektrike e cila 85 përqind do të jetë nga burime ripërtëritëse të energjisë.

Për vend të varfër si Maqedonia, kjo paraqet sfidë serioze meqë shoqërohet me një sërë çështje sociale dhe ekonomike. Në rast se vendoset të mbyllet ndonjë nga kapacitetet ekzistuese të thëngjillit, duhet pasur parasysh çfarë do të ndodhë me të punësuarit por edhe me ekonominë në atë rajon.

Sipas Nevena Smilevska nga shoqata “Eko svest” ideale do të jetë të ndodhë shuarja e kapaciteteve në mënyrë graduale, dhe njëkohësisht edhe rritja e degëve të tjera ekonomike në rajon.  Por, kjo është diçka që duhej të kishte filluar që para 50 vjet, tha ajo.

Nevena Smilevska, “Eko svest”

Edhe pse TEC Osllomej me vite punon mbi parimin e “kyçjes – ç’ kyçjes”, ELEM-in e kushton 12 milion euro, ndërsa kjo hyn në çmimin e energjisë elektrike, shton ajo.

“Nga njëra anë nuk punon, nga ana tjetër nuk bën, nga ana e tretë nuk kemi plan çfarë do të ndodhë kur do të mbyllet”, tha Smilevska.

“Ajo që do duhet të bëhet në këtë situatë është se, përderisa të punësuarit janë në kapacitetin të shqyrtohet struktura e tyre e moshë – cili prej tyre mund të pensionohet para kohe, cili prej tyre mund të ri kualifikohet.  Për ekonominë në rajon, duhet të shqyrtohet në nivel më të gjerë.  Këtu duhet të përfshihet edhe komuna, Ministria e vetëqeverisjes Lokale dhe Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave… të parashihen alternativa për atë se çfarë mund të pritet në terren”, tha ajo.

Maqedonia mund të përdorë rezervat e thëngjillit edhe pas vitit 2050

Në territorin e RM-së janë përcaktuar rreth 20 vend zbulime të thëngjillit, por për momentin ka gjashtë koncesionerë për gërmimin e thëngjillit.  Bëhet fjalë për Brik Berovë, marrëveshja e të cilëve zgjat deri në vitin 2031, ndërsa është për minierën te Gjerësia Ratevski.  Pastaj, dy miniera prej nga furnizohet me thëngjill TEC Manastir – Suvodoll dhe Brod Negotino, të cilat  kanë marrëveshje aktive deri në vitin 2025. Po aq zgjat edhe marrëveshja për minierën prej nga TEC Osllomej furnizohet me thëngjill. Eurolignit – Shkup, ka koncesion për gërmimin e thëngjillit në Katllanovë deri në vitin 2026, ndërsa më gjatë zgjat marrëveshja e INTERUNION – GRUP SHPKNJP import – eksport Shkup, i cili do të mund të gërmojë në Piskupshtina, Strugë, deri në vitin 2043.

Sipas Strategjisë për furnizim afatgjatë të TEC Manastir me thëngjill për periudhën 2016 – 2046″, Maqedonia ka mundësi të shfrytëzojë rezervat e thëngjillit deri në harxhimin e tyre, respektivisht edhe pas vitit 2050. Por, mesazhi nga Samiti i fundit Botëror për ndryshimet klimaterike që u mbajt në Katovice, Poloni, është i qartë- thëngjilli duhet të braktiset.  Në fakt, e gjithë konferenca u mbajt në truall ku paraprakisht ka pasur minierë thëngjilli.

Në ndërkohë, zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor Jani Makraduli, siguron se punojnë sipas standardeve evropiane.

“Plani për punë për plotësimin e kushteve që i kemi në pjesën e termocentralit, ndiqen në bazë të marrëveshjes që e kemi me Komunitetin Energjetik Evropian, e cila  kontrollon progresin në këtë fushë. Vitin e ardhshëm presim të rriten burimet ripërtëritëse të energjisë”, thotë ai.

Por, pse kaq presion mbi thëngjillin?

Shkencëtarët pajtohen se thëngjilli dhe gazrat serë të cilat lirohen nga përpunimi i tij janë një nga faktorët më të rëndësishëm të cilët kontribuojnë në ndotjen globale.  Deri tani janë bërë 6000 punime shkencore për ndryshimet klimaterike ose thënë në mënyrë më vizuale kjo do të dukej sikur para ju të ketë një katërkatëshe me dokumente.  Të gjithë alarmojnë se duhet të veprohet shpejtë, nëse dëshirojmë temperaturat të mos kalojnë atë 1,5 gradë celsius kritike.

Por, që të ndodhë kjo, nevojitet transformim i plotë i shoqërisë në të cilën jetojmë, thotë dr. Natasha Markovska nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. I pari në sulm do të jetë sektori i energjetikës.

  1. Natasha Markovska

“Nëse energjetika deri në shekullin 20 bazohej në atë që oferta e energjisë të ndjekë kërkesën – domethënë ju shpenzoni, ndërsa burimet e energjisë duhet të ndjekin atë që ju e kërkoni, në shekullin 21 koncepti i funksionimit do të ndryshojë, me atë që ne duhet të kemi kërkesë inteligjente dhe konsum, dhe të ndjekim furnizimin, sepse në sistemin energjetik do të ketë gjithnjë e më tepër burime ripërtëritëse të energjisë të cilat janë të pa parashikuara dhe nuk mund t’i kontrollojmë, por mund të kontrollojmë konsumin tonë”, theksoi ajo.

Pako sociale për të punësuarit në industrinë me thëngjill

Nga Elektranat e Maqedonisë – ELEM, thonë se me trajnim plotësues të një pjese të të punësuarve “ekziston punësia ata të angazhohen në pozita ku kompania ka nevojë”.

Sipas të dhënave të cilat i fituam për moshën dhe gjininë e të punësuarve të TEC Manastir dhe Osllomej, nga gjithsej 3652 të punësuar, pjesa më e madhe kanë nga 46 – 55 vjet, ose gjithsej 1327 persona (36,34 përqind), ndërsa vetëm 15 e të punësuarve kanë deri në 25 vjeç ose më pak se 1 përqind.

ELEM
deri 25 vj. 26 – 35 vj. 36 – 45 vj. 46 – 55 vj. 56 – 64 vj. mbi 64 vj. Gjithsej:
m f m f m f m f m f m f
TEC Manastir 10 2 283 28 460 66 866 139 713 93 45 2 2.707
TEC Osllomej 3 0 78 4 179 18 309 13 278 31 30 2 945
Gjithsej: 13 2 361 32 639 84 1.175 152 991 124 75 4 3.652
15 393 723 1.327 1.115 79
% 0,41 10,76 19,80 36,34 30,53 2,16 100

*Tabela: Të punësuar në SHA ELEM – Shkup, në bazë të moshës dhe gjinisë, 2018

“Nuk mundet vetëm të lini ata njerëz në tregun e punës, duhet tu ofroni alternativë.  Kjo quhet ri kualifikim”, konsideron Pece Nedanovski, profesor i Fakultetit të Ekonomisë.

“Është vështirë të thuhet se njeri i cili në 5 – 10 vjet deri në përfundim të stazhit të punës, lehtë do ta transferoni në procesin e rikualifikimit.  Nga ana tjetër, që situata të jetë më shqetësuese, tek ne mund të dëgjojmë se Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor ka probleme me qëndrueshmërinë, respektivisht është problem të financohen pensionet për pensionistët aktual”, vëren ai.

Smilevska nga “Eko svest” përkujton se populli maqedonas e di çfarë do të thotë tranzicion, por se gjithashtu, e di se tranzicioni ishte shumë i padrejtë.

“Nëse ju jeni në situatë të mbyllni kapacitetet pa u planifikuar kjo në mënyrë përkatëse, pa e parashikuar zëvendësimin e ndikimit të tij në rajon, flas në nivel ekonomik, social dhe çdo nivel tjetër, në këtë rast, ky tranzicion do të jetë i  padrejtë.  Njerëzit do të gjinden, por kjo në masë të madhe do të jetë në barë të buxhetit shtetëror, komunal, do të ndikojë në migrimin, njerëzit të cilët nuk kanë më punë do të largohen në qytet tjetër”, thotë Smilevska.

Sipas saj, tranzicioni i drejtë është diçka që duhet të inkorporohet në të gjitha strategjitë.

“Tetë vjet mjaftojnë që ju të paramendoni një program serioz, nga njëra anë për të punësuarit, nga ana tjetër në drejtim të shoqërisë. Por, kjo lëvizje e punëve në paqartësi, rezulton me tranzicion të pa drejtë”, vëren Smilevska.

Nedanovski nga ana tjetër, konsideron se periudha e tranzicionit të drejtë varet nga progresi teknologjik.

“Nga njëra anë kur teknologjia do të ofrojë nivel komercial të pranueshëm të çmimit të energjisë të fituar nga burime ripërtëritëse, ndërsa nga ana tjetër jemi ne, aftësitë tona për pagesë”.

Nevojiten vende pune të gjelbra

Vendet e punës ekologjike janë një lloj i prodhimit ose shërbimit të cilat shkojnë në favor të cilësisë së mjedisit jetësor.  Çdo herë nuk bëhet fjalë për vende të reja pune, por në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për rikualifikimin e vendeve të punës ekzistuese.

Sipas dokumentit “Kontribute përkatëse nacionale për ndryshimet klimaterike” i cilin Maqedonia e përpiloi si kontribut ndaj Marrëveshjes nga Parisi, me zbatimin e masave për zbutjen e ndryshimeve klimaterike, parashihen deri në 6000 vende pune të gjelbra deri në vitin 2030. Por, situata në terren është më ndryshe.

Nevojiten lehtësime ligjore për krijimin e vendeve të reja të gjelbra, sepse për momentin ka bllokadë burokratike, thotë Ollga Rajçiq.  Ajo është ndër të rinjtë e rrallë që punojnë në minierë, në 20 kilometra nga Shkupi.  Biznes ideja ekologjike e para disa kohe, e shpikur nga ata fitoi në biznes Samitin Maqedonia 2025.

Bëhet fjalë për pleh artificial të fituar nga jo metalet në minierë, i cili ndihmon në pastrimin e tokës së ndotur dhe rritjen e të mbjellave bujqësore. E fitojnë nëpërmjet bluarjes së mineraleve në formë të pluhurit, i cili tretet në ujë. Produkti në vete përmban 15 minerale, një pjesë janë e tyre, ndërsa pjesën tjetër e kanë blerë.  Në të ardhmen dëshirojnë në produktin e tyre të inkorporojnë edhe vitamina.

“Tani më kur jemi shtet me orientim kah eksporti, ndryshojnë punët, sepse bujqit shohin të kenë sa më shumë rendiment.  Me përdorimin e këtyre pesticideve kimike dhe kimikateve, nuk ndoten vetëm frutat, por edhe toka, ndërsa bujqësia është një cikël i mbyllur, ku nëse ndotet toka, ndoten edhe rrënjët, të cilat ndikojnë në gjethet, ndërsa ato ndikojnë mbi frytin”, tha Rajçiq.

Hulumtimi i “Eko svest” ka treguar se në rajonin e Kërçovës, për shembull, ka hapësirë për zhvillimin e degëve të ndryshme ekonomike, nga blegtoria, prodhimin e frutave të thata, deri te livandë për qëllime mjekësore.  Entuziazëm më të madh kanë treguar më të rinjtë me ide për biznes alternativ.  Por, nuk ka komunitet, që do të kishin mbrojtur interesat e tyre, thotë Smilevska.

Dispozita ligjore, përcaktimi i standardeve, subvencione, janë një pjesë e mënyrave me të cilat mund të inkurajohet krijimi i vendeve të punës ekologjike.

Pece Nedanovski, Fakluteti i Ekonomisë

“Shembull më i thjeshtë për vende të punës ekologjike janë montuesit e paneleve solare, Pse është me rënësi kjo? Sepse në këtë mënyrë kursehet në energji elektrike, e cila tek ne në Maqedoni fitohet në përqindje të madhe nga KEC Manastir, i cili është ndotës i madh”, sqaron Nedanovski.

“Në ndërtimtari për shembull, ka tendencë të ndërtohen shtëpi që janë energjetikisht efikase.  Ai që është murator nuk mund të merret me aktivitet që kontribuon në përmirësimin e cilësisë së mjedisit jetësor, por ata që do të montojnë materialin për izolim, ndërsa këta me siguri janë më profesionistë, janë vende të punës ekologjike. Gjithashtu edhe në bujqësi.  Nuk mund të themi se të gjithë bujqit merren me aktivitete të cilat kontribuojnë për mjedis jetësor më cilësor.  Ata bujq që përpiqen të prodhojnë ushqim organik, pa pesticide, mund t’i shënojmë si vende të punës ekologjike”, sqaron ai.

Nga Ministria e Ekonomisë, informojnë se kanë filluar projekt i cili fokusohet në përmirësimin e shkathtësive, produktivitetit dhe punësimet në ndërmarrjet maqedonase mikro, të vogla dhe të mesme, të cilat punojnë me energji dhe pajisje solare.  Në mënyrë plotësuese, Ligji për zona industriale dhe të gjelbra, duhet të përshpejtojnë zhvillimin ekonomik me tërheqjen e kapitalit të huaj dhe vendor që të zhvillohen njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe ekonomia e shtetit, si dhe të rritet punësimi dhe konkurrenca në nivel komunal.

“Si veprimtari ekonomike, të cilat zhvillohen në Zonat e gjelbra, përpos prodhimit të ushqimit të shëndetshëm dhe organik dhe prodhimin e energjisë elektrike, duke përdorur burime ripërtëritëse të energjisë, duhet të përfshihen edhe industri të riciklimit, prodhimi i produkteve ekologjike dhe veprimtari të tjera të cilat bazohen mbi teknologji moderne të cilat nuk do të kenë ndikim negativ mbi mjedisin jetësor”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button