fbpx

Kryeparlamentari Xhaferi: Më së voni më 3 shkurt do t’i shpall zgjedhjet presidenciale (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi sot ka realizuar mëngjes pune me gazetarët, pas së cilit duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, njoftoi se zgjedhjet presidenciale do të shpallen më së voni më 3 shkurt të 2019-s, me çka refuzoi të japë qëndrim se a e përkrah apo jo idenë për ligjin e deputetëve, transmeton Portalb.mk.

Kryeparlamentari Xhaferi konsideroi se viti 2018 ka qenë i suksesshëm për Kuvendin e Maqedonisë, dhe u shpreh optimist për vitin 2019.

Talat Xhaferi
Talat Xhaferi

“Nuk dua të flas për ato punë për të cilat kam qenë bartës dhe përgjegjës. Konsideroj se perceptimi i qytetarëve është e ndryshme, kjo vërtetohet edhe me anketat e realizuara, dhe kjo e vërteton atë se Kuvendi ka arritur t’i plotësojë pritshmëritë dhe nevojat dhe atë që është kompetencë e tij. Në këtë kontest vlerësojë se Kuvendi i ka plotësuar pritshmëritë dhe në përgjithësi, të gjitha punët kryesore i ka kryer në afat të paraparë”, tha Xhaferi.

Duke folur për vitin 2019, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Xhaferi deklaroi: “Në princip unë jam optimist në jetë, dhe gjithmonë i shoh gjërat me optimizëm, dhe ashtu në të ardhmen. Prandaj pres që t’i realizojë pritshmëritë që i ka definuar në jetë”.

Sa i takon ligjin të deputetëve që doli si ide për të cilën askush nuk pranon se e ka propozuar, me të cilin parashihet heqja e apanazhës dhe marrja e pensionit në vlerë të njëjtë sa paga që ata e kanë marrë sa kanë qenë deputetë, kryeparlamentari Xhaferi nuk deshi të japë qëndrim se a e përkrah apo jo një ide të tillë.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi

“Ka ide për ligj të deputetëve. Nuk mund të thoni se unë e përkrah idenë, apo nuk e përkrah. Unë derisa nuk shoh propozim konkret, nuk do të deklarohem sa e përkrah ose jo”, tha Xhaferi.

Në pranverën e vitit 2019, Maqedoninë e presin zgjedhje presidenciale. Në publik qarkullojnë informacione se ka iniciativë që emërimin e presidentit ta bëjë Kuvendi, gjë e cila sipas kryetarit Xhaferi do të rezultojë me ndryshime kushtetuese.

“Sikur të bisedohet, mendoj se duhet të bisedohet më gjatë, por është çështje që nënkupton ndryshime kushtetuese. Kështu që, sado që diskutohet, nuk mund të realizohet pa ndryshime kushtetuese”, tha Xhaferi.

Ai njoftoi se shpallja e zgjedhjeve presidenciale do të ndodhin më së voni deri më 3 shkurt.

“Shpallja e zgjedhjeve për president pritet 90 ditët e fundit të mandatit të presidentit, ajo rezulton 2-3 shkurt. Unë jam president i Kuvendit, dhe nuk kam ndërmend të bëhem president i shteti”, tha Xhaferi.

Megjithatë, sipas Kushtetutës zgjedhja e presidentit bëhet 60 ditë para skadimit të mandatit.

“Zgjedhja e Presidentit të Republikës bëhet në 60 ditët e fundit të mandatit të Presidentit të mëparshëm. Në rast të pushimit të mandatit të Presidentit të Republikës nga cilat do qoftë shkaqe, zgjedhja e Presidentit të ri bëhet brenda afatit prej 40 ditësh nga dita e pushimit të mandatit”, thuhet në Nenin 81 të Kushtetutës së Maqedonisë.

Kryeparlamentari Xhaferi ka folur edhe për ligjin për përdorimin e gjuhëve, Marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button