Është larguar kampi i “Maqedonisë së Bashkuar” nga parku përballë Kuvendit

Sot në mëngjes shërbimet e pastrimit i kanë pastruar mbetjet e kampit të grupit i cili nën organizim të partisë pro-ruse “Maqedonisë së Bashkuar”, disa muaj ka bërë kamp në “Parkun e Gruas” – përballë Kuvendit të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Kampet e improvizuara, tendat dhe rekuizitat tjera janë larguar gjatë natës. Protestuesit që kanë qëndruar këtu, me muaj më nuk janë.

Ata gjatë periudhës së kaluar, [do ditë pasdite e kanë bllokuar komunikacionin përpara Kuvendit, për shkak ndryshimit të emrit dhe Kushtetutës.

Bllokimi i rrugëve ka shkaktuar revoltë të madhe të qytetarët, pasi që vetëm disa protestues krijonin kaos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button