Shaqiri, Salah dhe Robertson i befasojnë fëmijët e vegjël

Xherdan Shaqiri është bërë njëri nga futbollistët më të dashur nga tifozët e Liverpoolit.

Mesfushori nga Kosova ka shkëlqyer që pas transferimit nga Stoke City me fanellën e kuqe duke shënuar gola të rëndësishëm dhe duke dhuruar asistime për bashkëlojtarët.
Liverpooli kishte vendosur që t’i befasojë fëmijët e një shkolle fillore, duke i dërguar tre yjet e skuadrës, Xherdan Shaqiri, Andrew Robertson dhe Mohamed Salah, njofton telegrafi.

Fillimisht fëmijët pyesnin se për kë bënin tifo, për Liverpoolin apo Evertonin dhe lojtarin e tyre të preferuar.

Pasi përgjigjeshin fëmijët e vegjël, Salah, Shaqiri dhe Robertson dilnin në skenë duke i befasuar ata.

Disa nga fëmijët e vegjël ishin edhe tifozë të rivalit lokal të Liverpoolit, Evertonit por gëzoheshin kur shihnin yjet e The Reds.

https://platform.twitter.com/widgets.js

Shaqiri dhe Salah ishin dy lojtarët më të preferuar nga tifozët e vegjël të Liverpoolit.

Gjesti i klubit dhe lojtarëve për t’i befasuar fëmijët e vegjël është mirëpritur shumë në rrjetet sociale që kanë përshëndetur këtë iniciativë të Liverpoolit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button