Ahmeti takoi kryetarin e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan: Nuk kemi alternativë tjetër pos integrimit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka pritur në selinë e partisë në Tetovë kryetarin e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan të shtetit të Teksasit, SHBA, Bruno Ceka, lajmërojnë nga kabineti i Ali Ahmetit, për Portalb.mk.

Siç thuhet në kumtesë, Ahmeti dhe Ceka këmbyen mendime rreth situatës në vend dhe rajon, Marrëveshjen e Prespës, sundimin e së drejtës.

“Bashkëbiseduesit u dakorduan që integrimi Euro-atlantik është alternativa e vetme për vendin tonë dhe rajonin. Gjithashtu, Ahmeti dhe Ceka diskutuan edhe rreth finalizimit të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit”, thonë nga selia e BDI-së.

“Ahmeti shprehu mirënjohjen e tij të thellë për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kontributi i këtij komuniteti për luftërat çlirimtare kombëtare është i jashtëzakonshëm, por njëkohësisht ky komunitet paraqet urën tonë me aleatin tonë më të fuqishëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në kumtesën e dërguar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button