TEORITE E EDUKIMIT

(Duke lexuar librin  “Hyrje në teoritë e edukimit”, me autor prof. dr. Xheladin Murati, 2016)

“Hyrje në teoritë  e edukimit” është libri  i professor Xheladin Muratit, i cili ka një domethënie të madhe si për teorinë ashtu edhe për praktikën pedagogjike. Ky liber është një sintezë e teorive të shumta dhe praktikës së edukimit që më pak ose më shumë zbatohen në procesin  e eukimit.

Libri trajton dhe shtjellon procesin e   edukimit si dhe punën educative që zhvillohet nga edukatori. Libri është i pari i këtij lloji tek ne . Autori i librit, në mes tjerash synon të ape përgjigje në shumë pyetje të edukimit si: ç’ është edukimi? Ç’është teoria? Cila është raporti i teorisë me praktikën e edukimit? Si ndërtohet teoria e edukimit? Etj.

Autori u ofron studentëve dhe mësuesve e edukatorëve një tekst komplet mbi teoritë kryesore që shpjegojnë procesin e edukimit si dhe janë udhërrëfyese për organizimin e edukimit pavarësisht ku ai realizohet.

Teoritë e edukimit janë factor të rendësishëm që marrin pjesë në pothuaj gjithë proceset e edukimit dhe janë të pranishme në secilën faze të punës edukative. Teoritë e edukimit kontribuojnë në funksionimin e  procesit edukativ dhe në organizimin cilësor të edukimit të fëmijës. Është e dukshme se ka shumë teori, të cilat autori i shpjegon në tekst. Dhe nga ky fakt del të mendohet se kategori konkurruese për procesin e edukimit. Megjithatë jo të gjitha teoritë gjejnë aplikim të mirëfilltë sepse disave nga këto teori u mungojnë provat për arsyetimin e tyre dhe cilësinë në edukim dhe si të këtilla nuk janë konsistente me proceset dhe zhvillimet aktuale.

Ideja për hartimin e një libri të tillë, mjaft i nevojshëm për praktikën pedagogjike, si çthotë autori, lindi nga ligjëratat që mbante me student të studimeve pasuniversitare. Është një tekst  modest që u sherben jo vetëm studentëve por edhe të gjithë të tjerëve që në një apo mënyrë tjetër merren me procesin e edukimit. Këtu e kam fjalën përarsimtarët dhe edukatorët.

Libri “Hyrje në teoritë e edukimit” ka parathënie dhe hyrje dhe përfundime. Ai është ndarë në katër kapituj dhe në disa njësi tematike – përmbajtësore. Pjesa e parë me titull “Korniza konceptuale e teorive” ngërthen në vete dy problem themelore si: 1.Teoria, teoritizimi dhe edukata, 2.Korniza konceptuale e teorive bashkëkohore në edukim. Në pjesën e dytë të titulluar “Teoritë e edukimit dhe drejtimet pedagogjike”   autori trajton aspekte të teorive të edukimit të nxitura nga drejtimet pedagogjike të njohura në teorinë dhe praktikën pedagogjike.Në pjesën e tretë me titull “Teoritë e edukimit në dimensionet e edukatës”, autori trajton teoritë e edukimit sipas aspekteve të edukatës – edukatën intelektuale, fizike, morale, estetike dhe social – emocionale. Dhe pjesa e fundit  e cila titullohet “Teoria dhe praktika në ndërtimin e teorive” ngërthen në vete katër problemet hemelore që kanë të bëjnë me ndërtimin e teorive, rolin e praktikës në ndërtimin e teorive e të ngjashme si çjanë: edukatori si bartës i teorisë së edukimit, ndërtimi i teorive të edukimit, arkitektura e teorive dhe shenjat qe tregojnë se nuk zbatohen teoritë e edukimit.

Ky libër tregon se teoria nuk mund të jetë kur një kufizim për edukatorin por përkundrazi një nxitje për t’iu qasur në mënyrë creative procesit edukativ dhe formimit të personalitetit .Autori në këtë liber përdor njohuritë më komplekse të mendimit pedagjik si një sistem universal i komunikimit në procesin e edukimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button