Gjermania e gatshme t’u paguajë edhe shkollimin infermierëve të huaj

Prej kohësh është dhënë alarmi në vendin tonë se mjekët dhe infermierët janë duke u larguar dhe sistemi mjekësor po ngelet pa personel, njofton Alsat M.

Pjesa më e madhe e tyre shkojnë në Gjermani, ku ju sigurohen kontrata pune dhe pagesa të kënaqshme e kjo i bën që të mos kthehen më në atdhe. Por Gjermania ka vendosur të ndërmarrë një tjetër hap për të rritur sa më shumë numrin e infermierëve në vend.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn shteti gjerman synon të financojë shkollimin e tyre jashtë vendit, pasi Ballkani nuk është shumë entuziast për këtë iniciativë.

Kështu fillimisht u tha se ky shtet do të punësonte 8 mijë infermierë, por tani është korrigjuar shifra në 13 mijë infermierë të rinj.

Mirëpo sa tregon gjiganti mediatik gjerman, kjo shifër nuk do të mjaftojë, sepse gjendja është edhe më dramatike. Për shkak të mungesës së infermierëve, shumë të moshuar në qendrat e të moshuarve nuk marrin kujdesin e duhur. 36.000 vende pune në infermieri janë të pazëna, 15.000 prej tyre në qendrat e të moshuarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button