Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira mesatare, në pjesën juglindore do të fryjë erë mesatare veriperëndimore. Në orët e hershme të mëngjesit do të mbajë mot me mjegull dhe i ftohtë, ndërkaq në orët e pasdites do të ketë periudha të shkurta me diell.

Temperatura ditore do të lëviz nga 4 deri në 12 gradë celcius.

Në Shkup dhe rrethinë temperatura do të arrijë deri në 4 gradë celcius.

Nesër në fund të ditës pritet një valë e re me lagështi dhe shi, ndërsa në male pritet të ketë borë. Rreshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe të martën në mëngjes, ndërsa për shkak të një mase të ftohtë që do të fryjë nga veriu, do të ketë borë edhe në vende me lartësi më të ulët, veçanërisht në vendet veriore.

Të martën do të fryjë një erë e ftohtë nga pjesa veriperëndimore që do shkaktojë uljen e temperaturave gjatë ditës. Në ditët në vazhdim do të mbajë mot konstant me temperatura të ulta në mëngjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button