“Bien” Manchester City dhe Chelsea, Liverpooli kampion dimri

Rezultate surprizë në javën e 18-të të Premier League-s, ku dy skuadra të mëdha, Manchester City dhe Chelsea, pësuan humbje të papritura në ndeshjet shtëpiake.

Citizens u ndëshkuan 2-3 në “Etihad” nga Crystal Palace, duke i dhënë një asist Liverpoolit, që tashmë kryeson me 4 pikë më shumë dhe do ta mbyllë fazën e parë si kampion dimri.

Gundogan i dha epërsinë e përkohshme skuadrës së Guardiolës në minutën e 27-të, por Schlupp,  Townsend dhe Milivojevic përbysën gjithçka në mënyrë të pabesueshme. De Bruyne ndezi shpresat e City-t për një rezultat pozitiv me golin e 2-3, por rezultati nuk ndryshoi më, me kampionët e Anglisë që pësuan humbjen e dytë sezonale në Premier.

Zhgënjen edhe Chelsea, që në “Stamford Bridge” u mposht minimalisht nga Leicester City me gol të Jamie Vardit në pjesën e dytë.

Blutë e Londrës mbeten në vendin e katërt, por u barazuan në kuotën e 37 pikëve nga Arsenali, që fitoi 3-1 me Burnley-n. Për “Topçinjtë” realizoi një dygolësh Aubameyang si dhe gjeti rrjetën Iwobi, duke e bërë të pavlefshëm finalizimin e Barnes.

Në takimet e tjera u arritën këto rezultate:

Bournemouth – Brighton 2-0

Huddersfield – Southampton 1-3

Newcastle – Fulham 0-0

West Ham – Watford 0-2

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button