Aleanca për Shqiptarët dhe Besa me amendamente ndaj propozimeve qeveritare

Opozita shqiptare ka filluar me përgatitjen e amendamenteve ndaj propozim-amendamenteve të Qeverisë për ndryshimet Kushtetuese. Lëvizja Besa synon ndryshimin e shtetësisë dhe rritjen e kujdesit të shtetit ndaj diasporës shqiptare, transmeton Alsat M. 

“Për mua është e papranueshme që karakteri i shtetit të jetë mono-etnik, të jetë etnik maqedonase për të cilën edhe Qeveria aktuale është duke u angazhuar të çështja e Preambulës. Të çështja e ndërrimit të emrit e cila ka të bëj me çështjen e shtetësisë lidhen çështjet që kanë të bëjnë me karakterin e shtetit dhe nënkuptohet edhe diasporën për shkak se edhe aty pala maqedonase nuk harron theksin ta vendose te popullsia maqedonase dhe gjithë ne të tjerët jemi vetëm bashkësi etnike”. – theksoi Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa

Aleanca për Shqiptarët do të propozojë amendamente ndaj tre propozim-amendamenteve të Qeverisë.

“Me siguri do të kemi amendament për Preambulën, pra për propozim-amendamentin 34 ku qëllimi jonë është të eliminojmë atë radhitje të bashkësive etnike ku ka për qëllim t’i ndaj një pjesë maqedonase dhe te tjerë. Pra tendenca është që të kemi një radhitje pa kategorizim të qytetarëve të Maqedonisë”. – u shpreh Syrija Rashidi, Deputet i ASH-së.

LEXO: Ndryshimet kushtetuese: Muhamed Zekiri, ASH-ja, BESA dhe grupi i pavarur kanë dorëzuar amendamente të reja

LEXO: Filloi faza e tretë e ndryshimeve kushtetuese

Amendamentet do të votohen më 15 janar, dhe për miratimin e tyre duhet vota “për” e 80 deputetëve, të cilat ende nuk dihet se a janë siguruar.

Para debatit publik, amendamentet ishin siç vijojnë më poshtë:

Amendamentin XXXII – parasheh që: Në Kushtetutë fjalët “Republika e Maqedonisë” të zëvendësohen me fjalët “Republika e Maqedonisë së Veriut”, kurse fjala “Maqedonia” të zëvendësohet me fjalën “Maqedonia Veriore”, përveç në Nenin 36.

Amendamentin XXXIV – parasheh që: Në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë fjalët “Vendimet e ASNOM-it” të zëvendësohen me fjalët “Shpallja e seancës së parë të ASNOM deri te populli Maqedonas për mbajtjen e seancës së parë të ASNOM”, pas fjalës “viti” shtohen edhe fjalët “dhe Marrëveshja e Kornizë e Ohrit”, kurse fshihen fjalët “vendosën të”.

Amendamentin XXXV – parasheh që: 1. Republika e respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politika të shteteve fqinje, dhe 2. Me pikën 1 të këtij amendamenti plotësohet Neni 3.

Amendamentin XXXVI – parasheh që: 1. Republika e mbron, garanton dhe kujdeset për trashëgiminë kulturore dhe historike të popullit maqedonas.
2. Republika i mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve të saj të cilët jetojnë dhe qëndrojnë në mërgim dhe i avancon lidhjet e tyre me atdheun.
3. Republika kujdeset për pjesëtarët e kombit maqedonas të cilët jetojnë në mërgatë.
4. Republika gjatë kësaj nuk do të përzihet në të drejtat sovrane të shteteve tjera dhe në punët e brendshme të tyre.
5. Me këtë amendament zëvendësohet Neni 49 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë

nisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button