Çavuşoğlu:Askush nuk mund të na pengojë që të mos eliminojmë terroristët në lindje të Eufratit

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, gjatë vizitës zyrtare në Libi ka deklaruar se “Askush nuk mund të na pengojë që të mos eliminojmë dhe pastrojmë terroristët në lindje të Eufratit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Çavuşoğlu ka zhvilluar një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, ku në kuadër të kësaj vizite ai është takuar me ministrin e Jashtëm të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Mohamed Taher Siala ku më pas kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për media.

Në lidhje me pretendimet se disa përfaqësues të organizatës terroriste YPG/PKK kanë zhvilluar takime në disa vende perëndimore, Çavuşoğlu tha: “Nëse qëllimi i këtyre bisedimeve është për të mbrojtur YPG-në dhe PKK-në pas tërheqjes së SHBA-ve, atëherë nuk duhet të harrohet se ne ashtu sikurse neutralizuam më shumë se 4.000 terroristë të DAESH-it me operacionin ‘Mburoja e Eufratit‘, ashtu sikurse askush nuk mundi të pengojë operacionin në Afrin, po ashtu askush nuk mund të na pengojë që të mos eliminojmë dhe pastrojmë terroristët në lindje të Eufratit në të njëjtën mënyrë që i groposëm nëpër gropat dhe malet e Afrinit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button