Java e filmit kosovar në Maqedoni hyn në ditën e katërt, sot shfaqet “T’padashtun” (VIDEO)

Java e filmit kosovar në Maqedoni sot hyn në ditën e katërt të saj, përcjell Portalb.mk

Në kuadër të saj, me fillim prej ora 20:00, sot do të shfaqet filmi “T’padashtun” në regji dhe me skenar të Edon Rizvanollit, në të cilin luajnë aktorët: Adriana Matoshi, Jason de Ridder dhe Niki Verkaar.

Dje, në kuadër të javës është shfaqur filmi “Tri dritare” në regji të Isa Qosjës dhe me skenar të Zymber Kelmendit, në të cilin luajtën aktorët: Irena Cahani, Luan Jaha dhe Donat Qosja.

Sekuenca nga filmi “Tri dritare”:

Ditëve paraprake janë shfaqur filmat “Babai” në regji dhe me skenar të Visar Morinës, me aktorët: Val Moloku, Astrit Kabashi dhe Adriana Matoshi dhe “Heroi” në regji dhe me skenar të Luan Kryeziut, me aktorët: Arben Bajraktaraj, Adriana Morina, Çun Lajçi, Salahudin Bilal, Enver Petrovci dhe Xhemi Aga.

Ndërkaq, nesër, më 23 dhjetor, e diel, me fillim prej ora 19:00, do të shfaqet filmi “Shtëpi e ëmbla shtëpi”, në regji të Faton Bajraktarit, me skenar të Zymber Kelmendit, në të cilin do të luajnë aktorët: Donat Qosja, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi, Lea Qosja, Monna Mustafa dhe Albin Bajraktari.

Dita e gjashtë dhe e fundit e javës së filmit është më 24 dhjetor, e hënë. Në kuadër të saj do të shfaqet filmi “Eho”, me fillim prej ora 21:00, në regji dhe me skenar të Dren Zherkës. Luajnë aktorët: Klara Hofels dhe Selman Jusufi.

Të gjitha filmat janë produksion i Qendrës Kinematografike të Kosovës, ndërkaq në kuadër të javës së filmit kosovar që është duke u mbajtur në Maqedoni, shfaqen në objektin e Kinotekës së Maqedonisë – Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button