Barcelona ka huazuar Murillon nga Valencia

Klubi i futbollit Barcelona ka huazuar Jeison Murillo nga Valencia deri në fund të sezonit, me mundësinë e blerjes së kontratës për 25 milionë euro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lojtari i kombëtares së Kolumbisë zyrtarisht u bë lojtari i Valencias këtë verë, pasi luajti për klubin Mestalla një sezon si i huazuar nga Interi. Megjithatë, këtë sezon ai ka luajtur vetëm tre ndeshje për Valencian.

Murillo më 27 dhjetor edhe zyrtarisht do të prezantohet si lojtar i ri i Barcelonës ndërsa të drejtën për të luajtur do ta ketë në janar kur fillon merkatoja dimërore.

Kolumbiani gjatë karrierës së tij ka luajtur për klubet si Udinese, Granada, Cadiz, Las Palmas, Inter dhe Valencia. Për ekipin kombëtar të Kolumbisë, mbrojtësi 26-vjeçar ka luajtur 27 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button