Universiteti i Tetovës ende nuk ka përgjigje për kërkesat e studentëve që dolën në protesta

Sot është dita e katërt e ultimatumit që studentët të cilët protestuan në Tetovë, ia kanë vënë Universitetit të Tetovës (UT) për plotësimin e 15 kërkesave të tyre. Nga ky i fundit ende nuk ka përgjigje, njofton Portalb.mk.

Universiteti i Tetovës ende nuk ka përgjigje për kërkesat e parashtruara të studentëve kryesisht të këtij universiteti, në protestën e tyre që filloi ditën e martë, më 18 dhjetor.

Selam Sulejmani nga sektori për informim i UT-së tha se kërkesat janë duke u shqyrtuar që nga dita e djeshme, pas takimit të tyre me prorektorin për çështje ndërkombëtare, Arbër Çeliku.

“Sapo të kemi vendim, do t’ju informojmë. Tani për tani mund të them se jemi duke i shqyrtuar kërkesat e tyre” tha Selami, shkurt për Portalb.mk.

Nga ana tjetër, studentët thonë se janë në pritje të përgjigjes së universitetit për të vendosur se si dhe a do të zhvillohen protestat më tej.

Ndryshe, studentët paralajmëruan protesta 24-orëshe në qoftë se kërkesat e tyre nuk pranohen deri më 25 dhjetor.

LEXO: Tetovë: Studentët paralajmëruan protesta 24-orëshe, pritet vendimi nga Rektorati i UT-së
LEXO: Studentët e refuzuan UT-në për dialog, japin ultimatum 7 ditor për kërkesat (FOTO+VIDEO)
LEXO: Protesta studentore në Tetovë: Të depolitizohet arsimi, s’ka dialog, plotësoni kërkesat (FOTO+VIDEO)
LEXO: UT-ja për protestën: Është ndarë buka e gojës që shqiptarët të shkollohen në gjuhën amtare
LEXO: Protesta në Tetovë, MASH: Në rrugë zyrtare nuk jemi njoftuar për kërkesat e studentëve
LEXO: UEJL-i për kërkesat në protestë: Ka 2-3 elemente që mund t’i trajtojmë me studentët
LEXO: Protestat në Tetovë, UNT: Kemi model të stërvjetëruar dhe joefikas me ngarkesa financiare për studentët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button