Aksident i rëndë, autobusi është ndarë në dysh pasi u godit nga treni, tre persona kanë humbur jetën (VIDEO)

Tre persona kanë ndërruar jetë, ndërsa më shumë se 20 janë lënduar pasi treni e ka goditur një autobus në një hekurudhë në Nish, transmeton Portalb.mk.

Siç publikoi RTS, në autobus ka pasur nxënës të shkollave.

Policia e Serbisë deklaroi se tre persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 22 janë lënduar, kurse aksidenti ka ndodhur rreth orës 7 e 30 minuta.

Sipas informatave jozyrtare të “Blic”, prej atyre që kanë vdekur janë dy persona të moshës madhore dhe një fëmijë, ndërsa 26 perona janë lënduar.

Përfaqësues së Qendrës Klinike të Nishit për “Tanjug” kanë deklaruar se në spital janë pranuar më shumë se 20 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button