Ligji për amnisti është publikuar në “Gazetën Zyrtare”

Ligji për amnisti  sot është publikuar në “Gazetën Zyrtare” të Republikës së Maqedonisë, të cilin tashmë e ka nënshkruar edhe presidenti i shtetit,  Gjorge Ivanov, transmeton Portalb.mk.

Nga sot, ka filluar të rrjedhë afati prej pesë ditësh për të akuzuarit në rastin e 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në vitin e kaluar, që të dorëzojnë kërkesë për amnisti.

Në këtë rast, të akuzuar janë gjithsej 33 persona, nga të cilat 31 persona ndiqen për “kërcenim terroristik të rendit kushtetues të shtetit” dhe dy për “nxitje”.

Sipas këtij ligji, çdo i akuzuar duhet të dorëzojë kërkesë që të amnistohet nëse konsideron se i plotëson kushtet e nënshkruara me këtë vendim ligjor. Fjalën e fundit do ta  japin gjykatësja dhe prokurorja e kësaj lënde, Dobrilla Kacarska dhe Vilma Ruskoska.

LEXO: Kuvendi e miratoi Ligjin për amnisti, 95 deputetë votuan “për”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button