Të rinjtë do të munden të ulen në një tavolinë me bartësit e vendimeve dhe t’i tregojnë problemet e tyre

Në konferencën e parë rinore kombëtare “Përse Ligj për të rinjtë në RM?”, e cila sot është mbajtur në Shkup, të pranishmit kanë mundur t’i dëgjojnë përfundimet nga procesi konsultativ me të rinjtë në të gjitha rajonet statistikore në Maqedoni, por edhe të japin komente për avancimin e zgjidhjes së ardhshme ligjore, njofton Portalb.mk.

Deputetja e pavarur Ivana Tufegxhiq, në përbërjen e nëntë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë theksoi se grupi punues për Ligjin për të rinjtë i përfshin të gjitha palët e interesuara dhe se i tërë procesi i krijimit të ligjit e vendos bazën që Kuvendi të bëhet partner me të rinjtë dhe ketë bashkëpunimin të vazhdueshëm me ta, për nevojat e tyre e jo vetëm të mbeten vetëm pjesë e fushatave politike.

Kryetar i KRNM dhe përfaqësues i grupit punues të KRNM-së në procesin e krijimit të Ligjit të rinjtë në RM, Bllazhen Maleski theksoi se përfitimi nga ky ligji është se të rinjtë do mund të ulen në të njëjtën tryezë me vendimmarrësit dhe të thonë gjërat të cilat atyre nuk u pëlqejnë, si dhe se për herë të parë organizatat rinore do të njihen zyrtarisht për atë që e punojnë.

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski tha se Maqedonia i ndjekur praktikat e vendeve fqinje, që tashmë kanë adoptuar Ligj për të rinjtë ri dhe se ligji i  ardhshëm për rinjtë në Maqedoni do ta lehtësojë punën e ARS-së, sepse do t’i konkretizojë të drejtat dhe detyrimet e palëve të interesuara. Ai shtoi se me rregullimin e formës për krijim të shoqërive në nivel lokal do të mundësohet që edhe të rinjtë nga zonat rurale të angazhohen në mënyrë më aktive në proceset politike dhe të përmirësojnë mjedisin e tyre jetësor.

Kjo konferencë është në kuadër të projektit “Përse Ligj për të rinjtë në Maqedoni?” të  cilin e implementon KRNM së bashku me organizatat anëtare të saj dhe Bazën e trajnuesve të KRNM-së, ndërsa me mbështetje nga Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedonia. Deri më tani, për qëllimet e projektit janë realizuar 18 punëtori edukative në të gjitha 8 rajonet statistikore në vend ku mbi 600 të rinj nga e gjithë vendi janë përfshirë drejtpërsëdrejti në projekt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button