Seanca për Projektligjin e Buxhetit të Kosovës mbahet të premten

Projektligji për Buxhetin e Kosovës për vitin 2019 pritet të votohet të premten, më 21 dhjetor, në seancën e Kuvendit të Kosovës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Ismet Krasniqi, sekretar i përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës, transmeton REL.

Kuvendi, para 10 ditësh, ka debatuar për dy ditë rresht për buxhetin e propozuar nga Qeveria.

Por, debati ka përfunduar pa votimin e Projektligjit, pasi që Kuvendi nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje.

Buxheti për vitin 2019 parashihet të arrijë shifrën e 2,3 miliardë eurove.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button