Kopshti “Tashko Karaxha” është mbyllur përkohësisht për shkak të përhapjes së fruthit

Kopshti “Tashko Karaxha” në kuadër të IPKKF “11 Tetori” në lagjen Radishan të Shkupit do të mbyllet përkohësisht për shkak të paraqitjes së fruthit, përcjell KOHA. 

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot pasdite kumtuan se në 15 ditët e ardhshme objekti nuk do të funksionojë për shkak të numrit të madh të fëmijëve të prekur nga fruthi.

“Ndalesa hyn në fuqi menjëherë, ndërsa është dhënë nga Komisioni për sëmundje infektuese dhe shërbimi kompetent epidemiologjik. Sot në orën 17 u bë dezinfektim i jashtëzakonshëm në objektin “Tashko Karaxha”, ndërsa MPPS do të vazhdojë çdo ditë ta ndjekë gjendjen me sëmundjen infektuese”, thuhet në kumtesën e Ministrisë resore.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale paralajmëron se ka dhënë rekomandim për dezinfektim në të gjitha objektet të cilat përkujdesen për fëmijët e moshës parashkollore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button