Është zgjedhur firma që do të mirëmbajë e-ditarin

Procedura për zgjedhje të kompanisë e cila do të mirëmbajë ditarin elektronik ka përfunduar, përkatësisht është zgjedhur kompania “Sorsiks” dhe është nënshkruar kontrata, kanë informuar sot për “META” nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Ata theksojnë se të gjitha të dhënat të cilat mësimdhënësit nuk i kanë regjistruar prej fillimit të vitit shkollor, do të duhet t’i regjistrojnë për shkak se ky është obligim ligjor, transmeton Portalb.mk.

Këtë vit shkollor, ditari elektronik nuk funksionon. Mësimdhënësit nuk mund të shënojnë as të dhëna e as nota në të, për shkak se faqja nuk është në funksion.

– Aktualisht po punohet në azhurnimin e ditarit elektronik. Po bëhen edhe ndryshime të caktuara në funksionalitetin teknik, ashtu që së shpejti, e-ditari do të jetë plotësisht i gatshëm dhe mësimdhënësit do të vazhdojnë ta përdorin – thonë nga MASH.

Me aktivizimin e ditarit elektronik, prindërit, kujdestarët e nxënësve do të vazhdojnë të kenë pasqyrë të shpejtë dhe të thjeshtë në notat dhe sjelljen e fëmijëve të tyre.

Në pyetjen, deri ku është risia e paralajmëruar për zvogëlimin e obligimeve të shumta administrative që i kanë mësimdhënësit, nga Ministria përgjigjen se në këtë fazë është herët të bisedohet për atë gjë.

“Është herët të flitet për dispozita konkrete, me të cilat rregullohen obligime të caktuara të mësimdhënësve, e të cilat do të jenë pjesë e zgjidhjeve të reja ligjore të cilat do ta rregullojnë fushën e arsimit fillor dhe të mesëm, për shkak se proceset e përpunimit përkatësisht formulimit të tyre (konkretisht në Ligjin për arsim fillor) janë ende në rrjedhë e sipër dhe është duke u punuar në përcaktim të versionit përfundimtar që do të ofrohet edhe në debat publik”, sqarojnë prej atje.

Ditari elektronik është filloi të përdoret në shkurt të vitit 2011. Projekti kishte për qëllim të përmirësojë komunikimin ndërmjet mësimdhënësve dhe prindërve, mirëpo praktika ka treguar se sistemi shpesh ua ka shtjerr durimin punonjësve në arsim për shkak se “pësonte kolapse”, gjë që e pamundësonte plotësimin e ditarit me kohë. Problemet janë shprehur para fundit të vitit shkollor, kur pothuaj 20.000 mësimdhënës në të njëjtën kohë i plotësonin notat përfundimtare për të gjithë nxënësit në e-ditar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button