Ministria e Punëve të Jashtme paralajmëron punësim të diplomatëve të rinj

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë paralajmëron se deri në fund të vitit 2018 do të publikohen shpalljet për punësim të diplomatëve të rinj dhe për zyrtarët ndihmës-profesional, njofton Portalb.mk.

MPJ thotë se konkurrentët do të zgjedhen sipas parimit të meritokracisë, gjithëpërfshirës dhe transparencës.

“I inkurajojmë që të paraqiten më shumë kandidatë që i plotësojnë kushtet për punësim. Informojmë se procedurat konkrete dhe fazat e ardhshme në procesin e selektimit të kandidatëve, do të bëhen vitin e ardhshëm, ndërkaq opinioni do të informohet në kohë dhe në mënyrë të saktë”, thonë nga MPJ.

  • Nga MPJ thonë se me qëllim që kandidatët e interesuar t’i mbledhin dokumentet në kohë, ata thonë se për punësimin e diplomatëve të rinj duhen:
  • Dëshmi se janë shtetas të Republikës së Maqedonisë (Nënshtetësi)
  • Dëshmi për gjendje të përgjithshme të shëndetit për vendin e punës (vërtetim mjekësor për punësim)
  • Diplomat nga shkalla e fundit e arsimit, shkallëve paraprake të arsimimit (dëftesat e shkollës së mesme, të të gjitha viteve), diploma nga magjistratura ose doktorata dhe ngjashëm, si dhe dokumenti për nostrifikim dhe ekuivalencë për ato kandidatë që arsimin e tyre e kanë mbaruar jashtë vendit.
  • Deklaratë të vërtetuar në noter se nuk është anëtar i ndonjë organi të ndonjë partie politike në nivel republikan.
  • Vërtetim se me vendim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim – ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
  • Certifikatë të pranuar ndërkombëtarisht për njohjen e njërës prej tre gjuhëve që shfrytëzohen më shpesh në Bashkimin Evropian (Angleze, frënge, gjermane).
  • Vërtetim për punë me programet për punë në zyrë.
  • Forma tjera të shkollimit profesional, diploma ose certifikatë, rekomandime të ndryshme, vërtetime për stazh vullnetar, deklarata ose dokumente të cilat i posedoni dhe të cilat janë në interes të vendit të punës.

*Precizimi i dokumenteve të nevojshme do të bëhet në shpalljen për punësim.

Kushtet për punësim të zyrtarëve ndihmës-profesional janë të ndryshme dhe do të publikohen plotësisht.

Informata shtesë në lidhje me punësimet e reja do të mundeni që t’i gjeni në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, por edhe në profilin e MPJ-së në rrjetet sociale dhe faqen e internetit të Agjencisë së Administratës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button