34-vjeçari Ali Bekteshi është polici që sot në mëngjes u godit nga treni

Personi i cili ndërroi jetë sot në mëngjes në veturë pasi u godit nga treni, është 34-vjeçari Ali Bekteshi. Ai ka qenë polic i punësuar në stacionin policor të Gazi Babës, ndërsa vetura me të cilën u godit nga treni, ka qenë në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

Aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 5:50, në hekurudhën në “Maxhari”.

Treni i cili e ka goditur atë ka qenë tren i mallrave nga relacioni Tabanovcë- Shkup.

Nga policia thonë se ende është duke u bërë inspektim dhe se po punojnë për konfirmimin e shkakut të aksidentit. Për aksidentin është njoftuar edhe Prokuroria Publike Shkup e cila ndodhet në terren.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button