Salivani e konfirmoi përkrahjen e SHBA-së për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, gjatë vizitës në Kuvend

Koordinatorët e gupeve të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësues të partive, realizuan takim me Zëvendës-sekretarin shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Salivan, të cilin e kryesoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Zëvendës–sekretari shtetëror Sallivan si qëllim të vizitës tij e përmendi mbështetjen  e rikonfirmuar të SHBA-ve për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO, qëllim i cili ka përkrahjen e opinionit. Hap drejt këtij procesi është Marrëveshja nga Prespa, si moment shumë i rëndësishëm historik, për të cilin janë mbajtur biseda, negociata dhe debate edhe këtu edhe në mbarë botën.

Pjesëmarrësit kishin mundësi të shprehin kënaqësi nga takimi dhe të shprehin mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të cilën e ka Republika e Maqedonisë prej SHBA-së miqësore.

Gjatë kësaj, koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, theksoi që siguria dhe stabiliteti është për shkak se SHBA e garantojnë këtë në plan global. Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, partia është konzistente dhe fuqishëm e përkushtuar për anëtarësimin në NATO dhe BE, si institucione të cilat e sigurojnë paqen, mbrojtjen dhe prosperitetin ekonomik.

Nevojitet punë në katër principet nga Plani 18 i parashtruar nga Qeveria dhe shpresojmë se do të jemi të përfshirë edhe në planet tjera, ka thënë Micevski.

Koordinatori i LSDM-së Tomisllav Tuntev, i theksoi përpjekjet që janë ndërmarrë për procese inkluzive reformuese, për shkak se vetëm me forca të përbashkëta mund të vijmë në zgjidhje të qëndrueshme. Të bëhemi anëtarja e 30-të e plotfuqishme në NATO, jo vetëm për shkak të mbrojtjes dhe sigurisë, por edhe për shkak të cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve – përfundoi Tuntev.

Nga ana e vet, koordinatori i BDI-së, Ejup Alimi, theksoi se Marrëveshja e Prespës është marrëveshje e cila i hap rrugën Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO, por kërkon përkrahje konkrete për shkak të shqetësimit për tentativat e Rusisë që kjo Marrëveshje të mos zbatohet.

Elizabeta Kançeska-Milevska, si koordinatore e Grupit Deputetëve të Pavarur të VMRO-DPMNE dhe Koalicionit, theksoi se kanë votuar për ndryshim të Kushtetutës për arsye se kanë konsideruar që duhet të jepet inkluzivitet në këtë proces dhe kanë propozuar amendamente konstruktive, të cilat kanë qenë në fazën e parë. Gjatë kësaj, ajo e theksoi rëndësinë, ndjeshmërinë dhe sensitivitetin e kësaj çështjeje.

Në vazhdim, koordinatori i BESA, Afrim Gashi, shprehu mirënjohje për përkushtimin e plotë për arritje të kompromisit me Greqinë, që ishte i dhimbshëm, por pa ndihmën e SHBA-ve do të ishte i pamundur. Për shkak të gjendjes së përgjithshme në Ballkan, për Republikën e Maqedonisë shumë është e rëndësishme hyrja nën ombrellën e NATO-s, ka thënë Gashi.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziaadin Sela, e përkrahu anëtarësimin në NATO si proces i drejtë. Gjatë kësaj, ai kërkoi që gjuha shqipe, në Kushtetutën të mos përdoret, si gjuhë të cilën e flasin mbi 20%, për shkak se ata nuk janë as përqindje, as shifër. Në kontekst të tendencave të fundit për amnisti për rastin e 27 prillit, Sela konstatoi se rruga drejt BE-së dhe NATO-s nuk është kompromis me krimin.

SHBA e kanë shpëtuar Rajonin nga skajeve të humnerës. Ballkani në BE dhe NATO do ta mënjanojë sindromën e ballkanizmit. Ta ndërtojmë këtë vend prej fillimit, me sundimin e të drejtës, gjyqësor të pavarur dhe përkushtim në marrëdhëniet ndëretnike, ka thënë në fjalimin e saj deputetja Meral Uzeiri Ferati, si përfaqësuese e PDSH-së.

Përkrahje për Marrëveshjen e Prespës ka dhënë edhe përfaqësuesi nga BESA, Fadil Zendeli, me qëllim të tejkalohen barrierat dhe të hapet procesi i eurointegrimeve. Në debatin për ndryshimet kushtetuese, ata kanë marrë pjesë me kërkesa të tyre në lidhje me shqiptarët, në funksion të shoqërisë për të gjithë.

Zëvendës-sekretari shtetëror Sallivan theksoi se deputetët kanë forcë dhe përgjegjësi për të marrë vendime serioze politike nga të cilat varet ardhmëria e vendit të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button