Maqedoni, Policia ka konfiskuar 515 kilogramë drogë (FOTO+VIDEO)

Sektori për Policia Kriminalistike dhe Sektori për Shkatërrim të Krimit të Organizuar dhe Serioz në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dje në pikën kufitare Bogorodicë, në dalje nga Republika e Maqedonisë, ka konfiskuar rreth 515 kilogramë marihuanë, ndërkaq një person është privuar nga liria. Marihuana e konfiskuar është dashur që të transportohet në Turqi, ndërkaq vlera e saj është mbi 1 milion euro, informojnë nga MPB, transmeton Portalb.mk.

“Pas dhënies së udhëzimeve, në Pikën Kufitare Bogorodicë, në dalje të Republikës së Maqedonisë është kryer kontroll i një automjeti transportues “man” dhe një gjysmë rimorkio – ftohës me targa të Shkupit, në pronësi të një personit juridik, ndërkaq e drejtuar nga Z.A. (46) nga Shkupi. Gjatë kontrollit është konstatuar se në çatinë e rimorkios është krijuar një bunker special ku janë fshehur 181 pako me marihuanë, ndërkaq Z.A. është arrestuar”, kumtoi Angellovski.

Drogë

Në korniza të hulumtimit dekriminal është konstatuar se gjatë nëntorit të dhjetorit, D.S. (33) nga Shkupi ka blerë marihuanë nga Shqipëria me qëllim që e njëjta të shitet në Turqi, ndërkaq e ka organizuar edhe transportin nëpërmjet Maqedonisë dhe Greqisë deri në territorin e Turqisë. Për realizim të transportit, D.S. për një shumë të caktuar parash e ka angazhuar Z.A.. Bunkeri i automjetit është bërë në Turqi dhe prej atje Z.A. e ka sjellë automjetin në Shkup, ku është bërë marihuana për t’u transportuar.

“Gjatë ditës së djeshme, pas dhënies së urdhrave nga gjykatësi i procedurës paraprake, është kryer kontroll në shtëpinë e D.S. në Shkup, me qëllim që të gjendet dhe sigurohen dëshmi tjera materiale. Nga kryerja e kontrollit, është gjetur dhe është marrë një veturë Reno Megan, disa telefona celularë dhe dokumente. Gjatë ditës së sotme deri në Prokurori është dorëzuar padi penale kundër D.S. si organizator të transportit dhe Z.A. si transportues të drogës, për kryerjen e veprës penale – “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në treg të drogave narkotike, psikotrope, substancave dhe prekursorëve” sipas nenit 215, paragrafi 3 nga Kodi Penal i Maqedonisë”, kumtoi Angellovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button