Ushtarët izraelitë arrestuan 24 palestinezë

 Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 24 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi të ushtrisë izraelite, 24 palestinezë janë arrestuar gjatë bastisjeve brenda natës me pretendimin për “përfshirje në vepra terroriste”.

Palestinezët janë dërguar në qendrën e paraburgimit në rajon për t’u marrë në pyetje, tha ushtria izraelite.

Forcat izraelite shpesh organizojnë bastisje nëpër shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Sipas burimeve zyrtare palestineze, në burgjet izraelite ndodhen rreth gjashtë mijë palestinezë.

Izraeli zbaton edhe praktikën e ashtuquajtur “burgim administrativ”, përmes së cilës privon palestinezët nga liria nga një deri në gjashtë muaj, duke u bazuar në informacione të shërbimit informativ.

Ky lloj burgimi mund të zgjatet madje deri në 5 vite me vendim të gjykatësit ushtarak pa ngritur aktakuzë, në rast se merret vendim që personi i burgosur “përbën kërcënim për sigurinë e Izraelit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button