Stërvitja në mbrëmje nuk e pengon gjumin

Përjashtimi i vetëm kur është fjala për aktivitetin fizik në orët e mbrëmjes dhe ndikimi në gjumë është trajnimi intensiv. Sipas këtij rishikimi, kjo është forma e vetme e stërvitjes e cila mund të ndikojë negativisht në cilësinë e gjumit.

Përkundër besimit popullor, nuk ka asnjë arsye për të shmangur stërvitjen gjatë natës, ka treguar një rishikim i fundit i hulumtimeve shkencore mbi sportin. Stërvitja me intensitet të moderuar gjatë mbrëmjes nuk ka ndikim negativ mbi gjumin. Në rastin më të keq, stërvitja e shprehur energjike para gjumit, mund të ketë efekt negativ në gjumë, kanë konstatuar studiuesit zviceranë.

Hulumtuesit, me analizimin e 23 studimeve që kanë të bëjnë me këtë temë, kanë arritur  në përfundimin se stërvitja katër orë përpara gjumit nuk ndikon negativisht në gjumë, transmeton Panacea.al.

“Nëse merreni me sport gjatë natës, domethënë kjo ka ndonjë ndikim ndaj gjumit, atëherë ky është një efekt pozitiv, por i lehtë”, tha Christina Spengler, drejtoresha e Laboratorit të  fiziologjisë së stërvitjes në Cyrih.

Duke kombinuar të dhënat e studimeve të ndryshme, shkencëtarët kanë treguar se njerëzit që merreshin me ndonjë aktivitet sportiv gjatë mbrëmjes, 21.3% kanë kaluar në gjumë të thellë. Njerëzit pa aktivitet fizik në mbrëmje, 19.8% kaluan në gjumë të thellë gjatë natës. Megjithëse dallimi është i vogël, statistikisht është i rëndësishëm, theksojnë shkencëtarët, pasiqë fazat e gjumit të thellë janë veçanërisht të rëndësishme për rimëkëmbjen fizike të trupit.

Përjashtimi i vetëm kur është fjala për aktivitetin fizik në orët e mbrëmjes dhe ndikimi në gjumë është trajnimi intensiv. Sipas këtij rishikimi, kjo është forma e vetme e stërvitjes e cila mund të ndikojë negativisht në cilësinë e gjumit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button